About: http://data.cimple.eu/claim-review/5d8f1dab1447789de95b29377d8a6e3c324be9823bb5028e80129b96     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Sondazhi për besueshmërinë ndaj partive politike që rrejshëm i atribohet organizatës amerikane NDI Deklarata Sondazhi i fundit i NDI: Rënie e madhe e Vetëvendosjes, PDK-ja e dyta Vlerësimi Rrenë Informacioni me titull “Sondazhi i fundit i NDI: Rënie e madhe e Vetëvendosjes, PDK-ja e dyta” është i rremë. Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka thënë se të dhënat e sondazhit që jane publikuara nëpër media për renditjen e partive politike në Kosovë nuk i përkasin atyre. Publikimi i këtij lajmi, që i atribohet NDI, është bërë në ditën kur Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) e ka organizuar konferencën që i kushtohet dezinformatave, DISICON. Artikulli Më 13.06.2024 media online “Paparaci.com” publikoi një lajm me titull “Sondazhi i fundit i NDI: Rënie e madhe e Vetëvendosjes, PDK-ja e dyta”. Lajmi është shpërndarë në faqen në Facebook “Paparaci” (Arkiva) me përshkrimin “[LAJMI I FUNDIT]”. Lajmi i njëjtë më pas është ribulikuar edhe nga disa media tjera, si: “Kanal10” (arkiva në Facebook dhe faqe të internetit), “Veriu.info” (arkiva), “Periskopi +” (arkiva në Facebook dhe faqe të internetit), “Periskopi” (arkiva), “Gazeta10” (arkiva), “Rahoveci Tash” (arkiva), “TV Arbëria” (arkiva), “Ballkani Info&News” (arkiva në Facebook dhe faqe të internetit), “Gazeta SCANNER” (arkiva në Facebook dhe faqe të internetit), “Gazeta Metro” (arkiva në Facebook dhe faqe të internetit), “Ballkani Info@News” (arkiva), “Gazeta Bota Sot” (arkiva), “Mitropol” (arkiva), “Gazeta Tema” (arkiva), “KosovaLive” (arkiva), “Korrespodenti” (arkiva), “3.News” (arkiva). Në lajm thuhet se Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), në muajin e fundit ka bërë një sondazh që tregon matjet e fundit të besueshmërisë së qytetarëve ndaj partive politike. “Një sondazh i fundit i realizuar nga organizata amerikane Instituti Demokratik Ndërkombëtar (NDI), tregon se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një rënie të madhe në besueshmëri… Vetëvendosje do t’i fitonte 36 për qind të votave, bazuar në sondazhin e NDI, rezultatet e së cilit i ka siguruar Paparaci”- thuhet në këtë lajm. Artikulli pretendon se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të kishin ngritje të votës për 26%, përkatësisht 24%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas artikullit pretendohet se sipassondazhit të NDI-së arrinë në 10%. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kërkuar përgjigje nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), të cilët kanë thënë se informacioni i shpërndarë nuk është prodhuar nga NDI. “Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është njoftuar për një raportim që po qarkullon në media sot, i cili pretendohet të japë rezultate të një sondazhi të NDI-së për renditjen e partive politike në Kosovë. Atribuimi i këtij raporti nuk është i vërtetë dhe nuk i përket NDI-së”- thuhet në përgjigjen e NDI-së dhënë për Krypometër, më 13.06.2024. Publikimi i këtij lajmi që i atribohet NDI është bërë në ditën kur Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) e ka organizuar konferencën që i kushtohet dezinformatave, DISICON. Në këtë koferencë janë prezantuar edhe të dhëna mbi cenueshmërinë e Kosovës nga dezinformatat, por edhe sondazhi se prej nga informohen qytetarët dhe sa janë të ndikuar ata nga informacionet e rreme. Shënim: Artikulli është përditësuar duke i shtuar edhe shtatë media që e kanë publikuar të njëjtin lajm.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software