Fotografia dhe titulli i rremë për incidentin në dasëm
Deklarata
Momenti tronditës në kulmin e dasmës kur dhëndri qëllon me armë mikun e tij (Video)
Vlerësimi
Me kos
Incidenti nuk ka ndodhur në Kosovë. Fotografia me të cilën është ilustruar lajmi me titull “Momenti tronditës në kulmin e dasmës kur dhëndri qëllon me armë mikun e tij (Video)”- është nga një dasëm në Kosovë. Mos publikimi i vendit në të cilin ka ndodhur incidenti dhe ilustrimi i këtij lajmi me fotografi nga dasmat në Kosovë bën që lexuesi të lajthitet, pasi aludohet që lajmi ka ndodhë në Kosovë.
Artikulli
Në faqet e internetit “seedoof.com” më 3 tetor 2022 dhe “plisi.abntimes24.com” më 4 tetor 2022 është publikuar një informacion me titullin “Momenti tronditës në kulmin e dasmës kur dhëndri qëllon me armë mikun e tij (Video)”
Informaiconi i njëjtë është shpërndarë edhe në faqet e “Facebook”-ut; Service Lajme, Lajme Journal, Lajme Aktive, Indeksi shqip, Neës, Gazeta 7 më datën 5 tetor 2022 dhe me datën 12 tetor 2022.
Në titull të kësaj përmbajtje nuk është treguar se ku ka ndodhur ngjarja. Përveç asaj, fotografia e publikuar në ballinë të artikullit është e një dasme në Kosovë e vitit 2016.
Artikulli ka lënë të nënkuptojë që ngjarja ka ndodhur në Kosovë.
Në fakt, vetëm brenda përmbajtjes është cekur se rasti ka ndodhur në Indi.
Gjithashtu, video në fjalë për herë të parë është shpërndarë në vitin 2016.