About: http://data.cimple.eu/claim-review/1b80e32f19c6f0e28b3ec3eaae5216933a1d7e63a14679200a1add6b     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportim i rremë për Ramush Haradinaj Deklarata Kur e bleva 3.50 euro arin Dauti më tha pse u ngute se ta kisha gjete ma lirë Vlerësimi Rrenë Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj asnjëherë nuk ka deklaruar se “kur e bleva 3.50 euro arin Dauti më tha pse u ngute se ta kisha gjete ma lirë”- si i është mveshur në këtë postim. Në raportin e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit figuron se Ramush Haradinaj i ka privatizuar 198 hektarë tokë në vlerë prej 70 mijë euro. Lidhur me blerjen e kësaj toke, Haradinaj kishte deklaruar “kam blerë në privatizim me ligjet e Kosovës, në çmim të tregut tokën e babait tim në Gllogjan, ka qenë dikur kooperativë tash është djerrinë, s’kam blerë metër katror jashtë katundit tim”. Artikulli Më 11 janar 2024 në Facebook (arkive) është publikuar një fotografi e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me vëllaun e tij, Daut Haradinaj. Kjo fotografi është publikuar me mbishkrimin “Kur e bleva 3.50 euro arin Dauti më tha pse u ngute se ta kisha gjete ma lirë”. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemali, për të parë nëse kryetari i kësaj partie e ka bërë një deklarim të tillë. Ai ka thënë se Haradinaj asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë. “Shpifësit dihen me emër e mbiemër e prapë vazhdojnë prodhimin e ‘fake news’ për ta sulmuar Ramush Haradinajn”- është shprehur Xhemaili. Krypometër përmes kërkimeve në rrjetet sociale dhe internet ka gjetur disa deklarime që i kishte bërë Haradinaj rreth blerjes së tokës nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Më 3 nëntor 2021, Ramush Haradinaj ishte deklaruar (arkive) në RTV Dukagjini lidhur me akuzën e kryeministrit Kurti se ai e kishte blerë një ari tokë për vetëm 3.50 euro. Ai e kishte pranuar që ka blerë tokë, por kishte thënë se ajo tokë është e familjes së tij që i ishte tjetërsuar nga shteti në mënyrë arbitrare. “Unë kam blerë në privatizim me ligjet e Kosovës, në çmim të tregut tokën e babait tim në Gllogjan, ka qenë dikur koperativë tash është djerrinë, s’kam blerë metër katror jashtë katundit tim. Unë e kam blerë tokën që na e ka marrë kooperativa, e kam në oborr të shpisë, në çmim të tregu të asaj kohe. Turp është të marrësh pagen e Kosovës e të blesh banesë në Norvegji, gruaja e tij ka ble banesë 400 mijë euro, unë e kam blerë tokën që na e kanë marrë dikur, e kam riblerë tokën time”- ishte shprehur Haradinaj. Në një deklarim tjetër në ATV, Haradinaj kishte thënë se është i gatshëm me dhanë tokën e edhe jetën për Kosovën. Më 19 tetor 2021 në seancën plenare të Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Albni Kurti kishte akuzuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj se e ka blerë pronë 3.50 euro ari. Në raportin e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit figuron se Ramush Haradinaj i ka privatizuar 198 hektarë tokë në vlerë prej 70 mijë euro. Derisa, përmes reverse image ka gjetur se foto e përdorur në ilustrim të këtij postimi është përdorur si ilustrim për raportime të ndryshme që nga viti 2018.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software