schema:text
| - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Premtimet e Kurtit për pushimin e lehonisë, pagesat për fëmijë, gratë e papuna dhe banesat për çiftet e reja
Deklarata
Albin Kurti ka dhënë premtime konkrete për pagesat për fëmijë, familjet e varfëra, banesat për çiftet e reja, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, pushimin e lehonisë, gratë e papuna, etj.
Vlerësimi
Hetimet vazhdojnë
KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimit nga Albin Kurti nuk lidhje me politikat sociale nëse ai do ta marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Artikulli
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ekipin e tij mbrëmë në #DebatPernime shpalosën ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Kurti ka shpalosur programin e tij për politikat sociale duke dhënë premtime konkrete për pagesat për fëmijë, pushimin e lehonisë, banesat për çiftet e reja, gratë e papuna etj.
KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e premtimeve të dhëna nga Kurti nëse i njëjti do t’i zbatojë nëse e merr pushtetin pas 14 shkurtit.
Më poshtë i gjeni disa nga premtimet e Kurtit për politikat sociale:
– Familjet me të ardhura më pak se 1 euro në ditë do t’i nxjerrim nga varfëria ekstreme brenda mandatit tonë
– Për familjet që kanë fëmijët deri në 2 vjeç, do të ndajmë 20 euro në muaj për fëmijë
– Për familjet që kanë fëmijët nga 2 vjeç deri në 16 vjeç, do të ndajmë 10 euro në muaj për fëmijë
– Familjet që kanë të ardhura më pak se 7000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 50 euro për fëmijë
– Familjet që kanë të ardhura më pak se 6000 mijë euro në vit do t’i rimburësojmë me nga 100 euro për fëmijë
– Familjet që kanë të ardhura deri në 5000 mijë euro në vit do t’i rimbursojmë me nga 150 euro për fëmijë
– 5 shtëpi të reja për kujdes ndaj të moshuarve në Kosovë
– 4 mijë banesa për çiftet e reja me skemën 120×120 ose 150×150
– Gratë e papuna që lindin, në periudhën e lehonisë derisa fëmija t’i mbush 6 muaj do ta marrin pagën minimale prej 250 euro
– Prindërit duhet ta ndajnë pushimin e lehonisë, barrën duhet ta ndajnë shteti me ndërmarrjet përkatëse
– Paga minimale do të rritet në 250 euro, kjo është e realizueshme
Në debatin e mbrëmshëm, pjesë e “DebatPernime” përballë Jeta Xharrës përveç Albin Kurtit ishin edhe Glauk Konjufca, Arben Vitia, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Fitore Pacolli, Jeta Statovci, Mimoza Kusari dhe Rozeta Hajdari.
Në një debat që zgjati më shumë se 2 orë, Albin Kurti dhe ekipi i tij shpalosën planet për luftimin e korrupsionit, depolitizimin e ndërmarrjeve publike, sundimin e ligjit, vetingun në gjyqësor, programin për shëndetësinë, politikat sociale dhe tema të tjera.
|