About: http://data.cimple.eu/claim-review/26d474f801856eb1bdce76cd71a788369991734b7d23af2e0719ac93     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Arban Abrashi e Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com Rrena ‘Veneciane’ për zgjedhjet në Prishtinë Deklarata Mediat: Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritje të procesit zgjedhor në kryeqytet, pasi kanë evidentuar disa shkelje. Vlerësimi Rrenë Një hulumtim i thjeshtë mund të zbardhë se në Komisionin e Venecias nuk kanë të drejtë të iniciojnë raste subjektet politike. Anëtari i Komisionit të Venecias, Qerim Qerimi ka shpjeguar se në këtë Komision, opinione mund të kërkojnë shtetet anëtare, Këshilli i Europës, organizatat ndërkombëtare. Artikulli 20 dhjetori i vitit që lamë pas u shënua me lajmin se një opinion nga Komisioni i Venecias kishte rekomanduar Gjykatës Kushtetuese që t’i anulojë zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës që janë mbajtur në fund të vitit 2017. Në këto zgjedhje, me një rezultat të ngushtë, kishte fituar Shpend Ahmeti, tash kryetar i Partisë Socialdemokrate. Lajmi tregonte se zgjedhjet në Komunën e Prishtinës duhej të përsëriteshin duke aprovuar kështu kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kandidati i cilës parti, Arban Abrashi kishte sfiduar kryetarin aktual Shpend Ahmeti. Disa portale u thirrën në burimet e tyre, disa të tjera njoftuan se kanë pranuar një njoftim nga LDK por nuk e kanë publikuar, e shumë portale të tjera e ripublikuan këtë lajm i cili më vonë nuk u konfirmua. “Burime të Gazetës brenda LDK-së kanë bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritje të procesit zgjedhor në kryeqytet, pasi kanë evidentuar disa shkelje”, thuhet në lajmin e publikuar nëpër disa portale. “Opinioni i Komisionit të Venecias nuk është obligator për Gjykatën Kushtetuese, gjykatë e cila pritet ta japë një vendim përfundimtar brenda ditësh.” Në këtë lajm të publikuar nuk është treguar se cili nga institucionet e Kosovës ka kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias. Por, një lajm i tillë u demantuar më vonë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Kjo Gjykatë përmes zëdhënësit të saj, Veton Dula, e ka mohuar se ka kërkuar apo ka pranuar opinion nga Komisioni i Venecias. “Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë ndonjë rekomandim nga Komisioni i Venecias dhe as nuk ka dërguar ndonjë kërkesë për interpretim në këtë rast”, tha zëdhënësi Dula për KALLXO.com. Në Komisionin e Venecias nuk mund të kërkojnë opinione partitë politike. Në këtë Komision, opinione mund të kërkojnë: shtetet anëtare, Këshilli i Europës, organizatat ndërkombëtare. Në kuadër të shteteve anëtare, opinione mund të kërkojnë: Parlamenti, Qeveria dhe krerët e tjerë të shteteve. Asnjë nga institucionet që janë të thirrura për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias nuk kanë treguar gjatë këtyre ditëve se kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të ngritur çështjen e zgjedhjeve në Komunën e Prishtinës në këtë Komision.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software