About: http://data.cimple.eu/claim-review/4e4e561c97269381c65e705bbdd684ab5f943c0371377241ea64a582     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vazhdojnë publikimet e rrejshme për oferta pune për pastrues Deklarata “Kjo nuk është shaka!!! Kemi nevojë urgjente për staf pastrimi spitalor. Orari i punës 10:00 – 12:00 – 16:30. Koha e pushimit fundjavë + pushime (pushime me pagesë). Shiko pagën, shiko adresën Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi: “Kjo nuk është shaka!!! Kemi nevojë urgjente për staf pastrimi spitalor. Orari i punës 10:00 – 12:00 – 16:30. Koha e pushimit fundjavë + pushime (pushime me pagesë). Shiko pagën, shiko adresën”. Në këtë postim mungojnë elementet bazike të një konkursi, si: lokacioni i vendit të punës, numri kontaktues apo adresa, si dhe forma/mënyra e dërgimit të CV-së. Krypometër ka kontrolluar edhe në regjistrin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), por nuk figuron asnjë biznes lidhur me faqen, Job91.com (arkiva). Krypometër ka kërkuar nëpër faqet kryesore, që publikojnë njoftime për vende të reja të punës në Kosovë, për të parë nëse konkursi i njëjtë është publikuar edhe në këto faqe. Ardit Krasniqi nga “PortalPune” ka thënë se secili konkurs duhet të ketë të paktën informatat bazike, si: adresën dhe kontaktin, lokacionin e vendit të punës që është shpallur konkursi etj. Artikulli Më 29.10.2024, faqja në Facebook Job91.com (arkiva) ka publikuar një ofertë pune, për pastrues spitali, duke pretenduar se pagat janë të larta, për 6 orë pune. “Nevojitet urgjent pastruesit e spitalit! Orari i punës: 10-12 14-16:30. Nuk ka nevojë për moshë apo përvojë. Paga e lartë + komision i lartë” – shkruan në këtë postim. Tutje, është thënë se duke klikuar në një link të bashkangjitur në këtë postim, mund të shikohet paga- si dhe adresa. “Kjo nuk është shaka!!! Kemi nevojë urgjente për staf pastrimi spitalor. Orari i punës 10:00 – 12:00 – 16:30. Koha e pushimit fundjavë + pushime (pushime me pagesë). Shiko pagën, shiko adresën”- shkruan në info grafikën e publikuar. Megjithatë, duke klikuar në linkun e bashkangjitur nuk ka informacione për pagën dhe as për adresën. Mirëpo, hapet faqja e internetit ‘warehousecleaner2.online’ (arkiva), përmbajtja e së cilës nuk ka të bëjë fare me atë se çka shkruan në faqen në Facebook, Job91.com(arkiva). Në këtë postim, mungojnë elementet bazike të një konkursi, si: lokacioni i vendit të punës, numri kontaktues apo adresa, si dhe forma/mënyra e dërgimit të CV-së. Krypometri ka kontrolluar edhe informacione të tjera të faqes në Facebook, Job91.com(arkiva), e cila është hapur më më 09.10.2024- e menaxhuar nga persona me lokacion në Hong Kong. Faqja Job91.com (arkiva) ka edhe 10 publikime të tjera të ngjashme, me këtë të punësimit të pastruesëve në spitale. Krypometër ka kontrolluar edhe në regjistrin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (ARBK), por nuk figuron asnjë biznes lidhur me faqen, Job91.com(arkiva). Krypometër ka kërkuar nëpër faqet kryesore, që publikojnë njoftime për vende të reja të punës, në Kosovë për të parë nëse konkursi i njëjtë është publikuar edhe në këto faqe. Krypometër ka kontrolluar në faqen PortalPune. Aty janë publikuar disa konkurse për pastrues, mirëpo asnjë prej tyre nuk ka përshkrimin si të faqes në Facebook, Job91.com(arkiva). Ardit Krasniqi nga “PortalPune” ka thënë se secili konkurs duhet të ketë të paktën informatat bazike, si: adresën dhe kontaktin, lokacionin e vendit të punës që është shpallur konkursi, etj.. “Ne e kërkojmë atë numër identifikues (pra, numrin unik të biznesit), në mënyrë që ta dimë kush po shpall punë, ku është adresa e shpallësit dhe kush është pronari- në mënyrë që të mos manipulohet me punëkërkuesit”- ka thënë ai. As në faqen KosovaJob nuk është publikuar një konkurs i tillë. Krypometër ka biseduar me Shkamb Kërleshin nga ky portal, i cili ka renditur disa hapa të verifikimit të një biznesi për të shpallur konkurs pune, duke përfshirë adresën e punëdhënësit, e-mailin, si dhe certifikatën e biznesit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software