schema:text
| - Postimi i rremë në emër të deputetes së PDK
Deklarata
Blerta Deliu-Kodra, vrases i impotencës”. Ky postim është shpërndarë me përshkrimin “✅Surprizoni të gjithë me p****** tuaj të madh! ✅Ereksioni juaj do të zgjasë më shumë se 3 orë në çdo mosh
Vlerësimi
Rrenë
Është i rremë postimi “Blerta Deliu-Kodra, vrases i impotencës”. Ky postim është shpërndarë me përshkrimin “✅Surprizoni të gjithë me p****** tuaj të madh! ✅Ereksioni juaj do të zgjasë më shumë se 3 orë në çdo moshë”. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu Kodra asnjëherë nuk e ka bërë një deklarim të tillë. Ajo ka thënë se është keqpërdorë emri dhe fotografia e saj. Produktet e promovuara në këtë postim nuk kanë bazë shkencore dhe për rrjedhojë nuk janë të rekomanduara nga specialistët e fushës.
Artikulli
Më 19.12.2024, faqja në Facebook ‘Ilike Fitness’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra.
Mbi këtë fotografi është shkruar “Blerta Deliu-Kodra, vrases i impotencës”. Ky postim është shpërndarë me përshkrimin “✅Surprizoni të gjithë me p****** tuaj të madh! ✅Ereksioni juaj do të zgjasë më shumë se 3 orë në çdo moshë”.
Krypometër ka kërkuar në internet nëse deputetja Blerta Deliu Kodra ka folur për këtë temë, mirëpo nuk ka hasur në asgjë të ngjashme.
Tutje, Krypometër ka kontaktuar me deputeten e PDK-së në lidhje me këtë postim.
Deliu Kodra ka thënë se postimi nuk është bërë në emër të saj dhe se emri i saj “është keqpërdorur në një format propagandistik”.
“Si Deputete e Kuvendit të Kosovës, shpreh shqetësimin tim lidhur me një material të publikuar në formë të instastory në rrjetin social Instagram, ku emri im është keqpërdorur në një format propagandistik. Duke qenë se aktualisht jam kandidate për zgjedhjet e ardhshme dhe kam shërbyer si deputete për pesë mandate, kërkoj ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj për largimin e menjëhershëm të këtij materiali”- ka thënë Deliu Kodra në përgjigje për Krypometër.
Ky material është shpërndarë në kohën kur vendi është afër zgjedhjeve që do të mbahen në shkurt të 2025 dhe tashmë veç se janë bërë publike listat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike në Kosovë. Blerta Deliu Kodra është kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 09.02.2025 si datë për mbajtjen e Zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e këtyre Zgjedhjeve.
Krypometër gjithashtu ka kontaktuar me seksologun Hajrullah Fejza për të marrë një qëndrim lidhur me produktin e promovuar në këtë faqe.
I njëjti ka thënë, se ka shumë ilaçe të promovuara për rritje të potencës, por që nuk kanë ndonjë bazë shkencore.
“Asnjë produkt farmaceutik, i cili nuk është i lejuar për përdorim nga EMA ose FDA, nuk është i sigurt për përdorim. Ka shumë suplemente, e të ashtuquajtura ‘ilaçe natyrore’, që ndoshta mund të ndihmojnë, por nuk kanë evidencë të bazuar shkencore. Mund të kenë efekte të ndryshme e, shpeshherë, edhe negative! Unë, si profesionist shëndetësor, nuk përshkruaj kurrfarë ilaçe të cilat nuk janë të aprovuara”– ka thënë Fejza për Krypometër.
Blerta Deliu Kodra është deputete e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend dhe anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo është deputete që nga legjislatura e katërt e Kuvendit.
Deliu Kodra është anëtare në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit- Komisioni për Integrim Evropian.
|