About: http://data.cimple.eu/claim-review/5e746ed1ec36369129be4ac72396cf2ac9300227af55001ea9a8c142     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Manastiri i Deçanit, foto/REL Rrena se prifti serb u arrestua Deklarata Policia e ka arrestuar priftin serb i cili financoi të ashtuquajturën “Lëvizje vullnetare për braktisjen e fesë Islame” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Policia e ka arrestuar priftin serb i cili financoi të ashtuquajturën “Lëvizje vullnetare për braktisjen e fesë Islame” është i rremë krypometër me burime zyrtare nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se Policia nuk ka arrestuar ndonjë prift serb. Artikulli Me 25/10/2023 faqja në Facebook me emrin ‘Podujeva info’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të Policisë së Kosovës duke arrestuar një person, me mbishkrimin “Policia e ka arrestuar priftin serb i cili financoi të ashtuquajturën “Lëvizje vullnetare për braktisjen e fesë Islame”. Shkurt e paskan pas këta “talenta’. Një bravo e madhe për policinë tonë që shumë shpejtë e dekonspiroi këtë ‘Garazha Lëvizje”. Krypometër ka kontrolluar nëse me datëN 25 tetor 2023 ka pasur një arrestim të një prifti serb dhe lidhet me ngjarjet me nismën nga Deçani për ndryshim të fesë. Krypometër ka konstatuar se nga Policia e Kosovës dhe nga Ministria e Brendshme në muajin tetor 2023 nuk ka pasur njoftime për arrestimin e ndonjë prifti serb. Në një komunikim zyrtar, nga zyra e mediave të Policisë kanë konfirmuar se nuk ka pasur prift të arrestuar. Të dhënat zyrtare të Policisë flasin se personit me inicialet A.K nga Maqedonia e Veriut vetëm se nuk i është vazhduar leje qëndrimi. “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, shtetasit A.K, nga Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kërkesën për vazhdim të lejeqëndrimit në RKS, sipas ligjit për të huaj 04/L-219” thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë. Krypometër ka verifikuar nëse pas këtij refuzimi personi në fjalë është arrestuar. Policia në komunikimin zyrtar ka konfirmuar se personi nuk është arrestuar, por i njëjti është dëbuar nga vendi“. I njëjti me datë 20.10.2023, është deportuar nga Kosova për në shtetin e origjinës, përmes PKK- Hani i Elezit, pasi sipas ligjit për të huaj 04/L-219, personi paraqet rrezik për rendin dhe sigurinë publike të Republikës së Kosovës”- thuhet në përgjigjen e Policisë. Krypometër ka kërkuar nga Policia të kuptojë nëse deportimi ka lidhje me Deçanin. “Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për shkrimet e publikuara në disa media maqedonase, përfshirë ato për kinse ndërlidhje apo financime të grupeve të ndryshme në Deçan, etj.”- ka thënë Policia në përgjigjen zyrtare. Në fund të tetorit, mediat kishin raportuar se në Komunën e Deçanit është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton “Të jemi vetëm shqiptar”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software