About: http://data.cimple.eu/claim-review/6126692a92c5a66eef40592d45e732b113e70c96baccccf15b8c345e     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për vdekjen e mjekut Ukë Berisha Deklarata Qyteti i Pejës në zi, personi që u gjet pa shenja jete ishte mjek i njohur Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli i publikuar nga media online “Gazeta Sinjali” dhe më pas i ripublikuar nga “Veriu.info” është i rremë. Informacioni i publikuar nga “Gazeta Sinjali” për vdekjen e mjekut Ukë Berisha është demantuar nga vet mjeku. Më pas, artikulli për vdekjen e tij është fshirë nga “Gazeta Sinjali”, por ka mbetur i publikuar në disa faqe në Facebook. Mirëpo, ndaj këtij lajmi ka reaguar vet mjeku Ukë Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se është gjallë dhe mirë me shëndet. Artikulli Më 16 shkurt 2023, media online “Gazeta Sinjali” ka publikuar një artikull me titull: “Qyteti i Pejës në zi, personi që u gjet pa shenja jete ishte mjek i njohur”. Këtë artikull “Gazeta Sinjali” e ka shpërndarë edhe në Facebook. I njëjti artikull është publikuar edhe nga “Veriu.info”. Përmes këtij artikulli “Gazeta Sinjali” e kishte shpallur mjekun e gastroenterologjisë të vdekur duke shkruar se ai dyshohet se kishte bërë vetvrasje. “Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen Berisha në Pejë. Kryefamiljari, Ukë Berisha, u gjet pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij në rrugën ‘Azem Lukaj’. I ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në një kabllo elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Ukë Berisha me profesion ishte mjek i Gastroenterologjisë dhe ushtronte profesionin e tij”- ka shkruar “Gazeta Sinjali”. Tutje, “Gazeta Sinjali” kishte pretenduar se Berisha ishte gjetur i vdekur nga djali i tij dhe pavarësisht tentativës për ta shpëtuar ai nuk kishte arritur të mbijetojë. “Ndryshe, Berisha u gjet i varur në një kabllo elektrike në ballkonin e shtëpisë së tij dhe gjithë ngjarjen tragjike e zbuloi i biri, i cili e gjeti babain pa ndjenja. Pavarësisht tentativës për ta shpëtuar, duke thirrur për ndihmë Policinë dhe Urgjencën, viktima s’ka arritur që të mbijetojë”- thuhet në artikullin e publikuar nga “Gazeta Sinjali”. Mirëpo, ndaj këtij lajmi ka reaguar vet mjeku Ukë Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook e ka demantuar këtë lajm. “Të dashur miq, në portalin SINJAL është publikuar një shkrim… Unë jam shëndosh e mirë duke punuar me pacientë! Dr Uke Berisha” – ka shkruar Berisha në faqen e tij në Facebook. Më pas, artikulli i publikuar nga “Gazeta Sinjali” për vdekjen e mjekut Ukë Berisha është fshirë. Në faqen e tyre në Facebook, “Gazeta Sinjali” ka shkruar se lajmi i publikuar nga ata është i pasaktë. “Doktori Ukë Berisha është shëndosh e mirë duke punuar në ordinancën e tij në Klinë”- thuhet nga “Gazeta Sinjali”. Por, lajmi për vdekjen e doktorit Ukë Berishës nuk është larguar nga interneti. Faqja “god.findenews10.com” ka publikuar lajmin dhe nuk e ka fshirë ende, edhe pse doktori nuk ka vdekur. I njëjti lajm është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Lajme vip”, “Lajme Fresh”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software