About: http://data.cimple.eu/claim-review/67309af8de46ae0b99e952681f6b4f6e578903e80a7c111fc7c4a77a     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografi e manipuluar e Behgjet Pacollit DeklarataFaqet në Facebook Vlerësimi Me kos Fotografia e Behgjet Pacollit me kapelë të hoxhallarëve, me mbishkrimin “mulla Pacolli”, është e fabrikuar. Në fotografinë reale të Pacollit, i njëjti nuk është me kapelë të hoxhallarëve. Këshilltari i tij, ka thënë se këto fabrikime po bëhen me qëllim të njollosjes së figurës së Pacollit. Artikulli Më 16 dhjetor 2023 faqja në Facebook, ‘A news24’(arkiva), ka publikuar një fotografi të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli me kapelë të hoxhallarëve me mbishkrimin, ‘mulla Pacolli’. Anash fotografisë shkruan se kryeministri nuk guxon t’i lexojë letrat e Pacollit, duke iu referuar lajmit se Behgjet Pacolli i kishte shkruar një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurtit. Krypometër ka kontaktuar me këshilltarin e Pacollit, Jetlir Zyberaj për të verifikuar vertetësinë e postimit dhe fotografisë së Pacollit. Zyberaj për Krypometër tha se Pacolli nuk ka publikuar ndonjë fotografi me një kapelë të tillë. Ai ka thënë se fotografia e publikuar është e manipuluar. “Janë manipulime kibernetike. Besoj që janë për qëllime përfitimi, mashtrimi. Ky nuk është rasti i parë, ka edhe raste tjera kur përdoret imazhi për gjoja lojëra shpërblyese ose gjëra të tilla”- thuhet në përgjigjen e Zyberajt të datës 26/12/2023. Tutje, Krypometër përmes mjeteve të kërkimit të fotografive si “Google Lens” dhe “TinEye” ka gjetur se Behxhet Pacolli, më 2 korrik të këtij viti e kishte postuar një shkrim të gjatë drejtuar kryeministrit Kurti së bashku me një fotografi. “Letër e hapur Kryeministrit tē Kosovës Albin Kurtit. I nderuar kryeministër Kurti, E shkruaj këtë letër me dashamirësi, në interes të Republikës së Kosovës. E di që shumë nga mbështetësit tuaj, pa ndonjë arsye apo të drejtë, do të më sulmojnë, do të më ofendojnë dhe do të përpiqen të më poshtërojnë. Por kjo është Kosova e sotme, ku populizmi mposht arsyen”- fillon shkrimi i Pacollit. Pacolli në këtë postim e kishte publikuar të njëjtën fotografi që e ka përdorur edhe faqja e facebook-ut, ‘A news24’ por, pa kapelë të hoxhallarëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software