About: http://data.cimple.eu/claim-review/82d899243e506a5f99a31e34550a6867392b843483d90f3c881698f8     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për Albin Kurtin Deklarata Kur flasim keq per vetveten cka pritet te thojne te tjeret Vlerësimi Rrenë Video në të cilën Albin Kurti gjoja flet për krimet e supozuara të UÇK në një tubim elektoral është e manipuluar. Video është bërë në vitin 2021 gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet komunale dhe aty Kurti nuk flet për krimet e supozuara të UÇK, por, për miratimin e buxhetit dhe e kërkon votën e qytetarëve për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila. Zëri që i është bashkëngjitur kësaj videoje është marrë nga një fjalim që Albin Kurti, derisa ishte Deputet i Kuvendit të Kosovës, e kishte mbajtur në vitin 2014 për të kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale. Nga fjalimi i plotë i është shkëputur vetëm një pjesë e deklarimit, në mënyrë që i njëjti të paraqitet rrejshëm si qëndrim i Kurtit. Kurti nuk ka thënë se UÇK ka kryer krimet më monstruoze. Artikulli Më 27.01.2025, faqja në Facebook AlbLajm.ch (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kandidat për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje. Në video pretendohet se Kurti është duke folur për krimet e supozuara të UÇK në një tubim elektoral. “Serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë, për nga sasia do të thuhet që serbët kanë bërë më shumë krime, ama krimet më monstruoze i kanë bë shqiptarët.”- dëgjohet duke thënë Kurti (arkiva dhe arkiva). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes kërkimit në internet ka gjetur videon reale, e cila ishte bërë në Gjakovë, gjatë kohës kur ishte duke u zhvilluar fushata zgjedhore e Zgjedhjeve lokale të vitit 2021. Në këtë video Kurti kishte folur për procedurën e shkrimit dhe miratimit të buxhetit të Republikës së Kosovës dhe të Komunës së Gjakovës, për të cilën ai kishte premtuar se do të jetë në përputhje me nevojat e qytetarëve të kësaj Komune. Në këtë video dhe në këtë takim Kurti nuk kishte folur për Gjykatën Speciale dhe as për krimet e supozuara të UÇK. Tutje, Krypometër përmes kërkimit përmes fjalëve kyçe e ka gjetur videon e plotë, në të cilën Kurti flet për Gjykatën Speciale. Nga fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti, që ishte mbajtur në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014, nuk kishte thënë se UÇK i ka kryer krimet më monstruoze. “Pas kësaj Gjykate të veçantë do të thuhet që po, serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë, për nga sasia do të thuhet se serbët kanë bërë më shumë krime se Serbia, ama krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët.”- deklaronte Kurti më 23 prill 2014 në Kuvend. Më 03.08.2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kishin votuar ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale e cila do të gjykonte pretendimet për krimet e luftës në Kosovë. Votat pro për Specialen i dhanë një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kërkonin që të mos votohej ky mekanizëm i cili sipas tyre po cenonte rendin kushtetues. Kjo video është publikuar vetëm disa ditë para Zgjedhjeve që pritet të mbahen më 09.02.20025, si është caktuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Kurti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të ri, në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Në këto Zgjedhje, kandidatë tjerë për kryeministra nga subjektet politike në vend janë: Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software