About: http://data.cimple.eu/claim-review/9929573afdbb7288dbd752ccbf6e3e05da3b601f756bf394dbbfdfc3     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se gratë mund të bëhen nëna në çdo moshë Deklarata Ngjarja më e mirë e vitit 2024 – shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe infertilitetin! Tani çdo grua në çdo moshë mund të bëhet një nënë e lumtur e fëmijëve të shëndetshëm Vlerësimi Me kos Postimi “Ngjarja më e mirë e vitit 2024 – shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe infertilitetin! Tani çdo grua në çdo moshë mund të bëhet një nënë e lumtur e fëmijëve të shëndetshëm”- është i rremë. Në këtë postim është përdorur fotografia e një moderatoreje nga Rusia dhe e njëjta është paraqitur si gazetare shqiptare. Në këtë postim janë bërë konstatime të pasakta, pasi Specialistët e Gjinekologjisë thonë se mosha e gruas ka një rol shumë të rëndësishëm për shtatzani. Në postimin në Facebook janë përdorur të dhëna të manipuluara dhe janë bërë konstatime të rreme me qëllim që të reklamohet një spital që merret me fertilizim. Artikulli Më 26.04.2024 faqja në Facebook ‘Escapading customized’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një prezantuese dhe një çift në të cilën shkruan: “Ngjarja më e mirë e vitit 2024 – shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe infertilitetin! Tani çdo grua në çdo moshë mund të bëhet një nënë e lumtur e fëmijëve të shëndetshëm”. Përkundër që postimi në Facebook është në gjuhën shqipe, kur klikohet linku i bashkangjitur të dërgon në një faqe të internetit e cila prezantohet si spitali me emrin “SPECIJALNA HIRURŠKA BOLNICA DR KOSTIĆ” (arkiva). Krypometër, duke kërkuar fotografinë që është publikuar nga kjo faqe në ‘yandex.com’ ka gjetur se në fotografi është një prezantuese e Radio Televizionit, “Mir Belogorya” nga Rusia. Krypometri ka pyetur drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndreja se a mund të bëhet çdo grua nënë pa marrë parasysh moshën e saj ashtu siç pretendohet në faqen ‘Escapading customized’. Mst: Rëndësia e moshës Ai tha për Krypometër se sa më shumë e shtyrë në moshë të jetë një grua, mundësia për të mbetur shtatzënë zvogëlohet. “Mbi moshën 40 vjeçe, mundësia për të mbetur shtatzënë edhe me qeliza të veta me metodën e IVF-së, zvogëlohet shumë”- tha Ndreja për Krypometër. Ai ka shpjeguar edhe se si bëhet metoda e Fertilizimit in vitro (IVF). “IVF është një metodë e mbarësimit apo bashkimit të qelizës vezë dhe spermatozoidit në mënyrë artificiale në kushte laboratorike, dhe pas bashkimit bëhet transferi apo kthimi i qelizës vezë të frytnuar në organet e brendshme gjenitale të femrës respektivisht në mitër”- ka thënë Ndreja. Ai ka thënë se për të kryer metodën e IVF-it duhet të ndërmerren disa hapa parapërgatitës. “Kjo metodë (IVF) nuk mund të funksionojë te të gjitha femrat. Duhet të bëhen përgatitjet paraprake për këtë lloj intervenimi dhe duhet të eliminohen pengesat apo shkaqet e infertilitetit të cilat mund të jenë organike dhe funksionale si nga ana e femrës ashtu edhe e mashkullit”- ka thënë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndreja. IVF-i momentalisht në Kosovë bëhet vetëm në spitale private dhe gjithmonë çiftet që kanë dashur të bëhen prindër përmes kësaj procedure, kanë udhëtuar edhe në vendet e Europës, por më së shpeshti në Turqi. Gazmend Qerkini, Obstetër dhe Gjinekolog ka folur për IVF-in dhe kur rekomandohet që të aplikohet kjo metodë. Fillimisht ka përmendur dëmtimin e tubave, si një ndër arsyet kur rekomandohet të aplikohet IVF-ja. “Dëmtimi i tubave (rruga ndërlidhëse mes mitrës dhe ovareve), për shkak të infeksionit prishen apo destrukturohen dhe kontakti mes qelizës vezë dhe spermatozoidëve është i pamundur, në këto raste e vetmja zgjidhje është IVF-ja. Nganjëherë problemi mund të jetë edhe tek vezoret policistike të cilat janë rezistente dhe ka raste kur edhe pacientja femër është me këto vezore por edhe bashkëshorti apo partneri është me oligospermi (sperma e mashkullit nuk është kualitative, numri i spermatozoideve është shumë i dobët), për arsye të ndryshme edhe infektive edhe çrregullimeve hormonale te meshkujt dhe është shumë e vështirë me ardhë deri tek një shtatëzani pasi që duhet të kemi parasysh që edhe koha e grave është e kufizuar për sa i përket ciklit”- ka thënë Qerkini. Në faqen e Spitalit Amerikan, Embriologu Besfort Ferhati dhe Obstetri e Gjinekologu, Elton Peçi, të cilët e bëjnë Fekondimin In Vitro (IVF), kanë shpjeguar se fertilizimi in vitro ka shanse suksesi që variojnë në varësi të moshës së partnerit femër kryesisht. Kuptohet sa më e madhe kjo moshë aq më të pakta janë edhe shanset e suksesit të IVF-së. Kjo shpjegohet me reduktimin e rezervës ovariane sidomos pas moshës 35-37 vjeçare. Projektligji për shëndetin riprodhues në Kosovë ka qëllim të rregullojë çështjet e lidhura me fertilizimin e asistuar, i njohur ndryshe si IVF. Kjo procedurë mjekësore mund t’i mundësojë gruas që të mbetet shtatzënë nëse nuk arrinë të bëjë këtë në mënyrë natyrale. Projektligji parashikon që gratë të kenë qasje në IVF, pa marrë parasysh statusin e tyre: qofshin beqare, në një çift homoseksual apo heteroseksual. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar këtë projektligj në lexim të parë. Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime”, se mos votimi i ligjit për Shëndetin Riprodhues po i jep mundësi spitaleve private, sidomos atyre në Turqi, të pasurohen. “Në këtë pikë mendoj se i jep mundësi sektorit privat, kurrgjë si kushton dikujt që don me pasë patjetër një djalë me i harxhu 20 mijë se i harxhojnë nga 30-40 mijë në Turqi, pra nuk duhet të mbetet vetëm kundërvajtje, por vepër penale”- tha më tej Hoxha. Emisioni “Kallxo Përnime”, më 12.04.2023 ka trajtuar temën për shëndetin riprodhues me ç’rast u tha se 5 milionë euro i kanë harxhuar qytetarët në klinika private për IVF. Aty u tha se kanë filluar edhe procedurat që ky shërbim të mund të merret edhe në ShSKUK.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software