About: http://data.cimple.eu/claim-review/dad5a5d0b3076308fef13b2dd995d108506f05b35f2b6c968699b785     Goto   Sponge   Distinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e vjetër e Vlora Çitakut në Kishën Ortodokse në Prizren paraqitet rrejshëm si vizitë e saj në Beograd Deklarata “Vizita e vlora qitakut në beograd,aju plotesu deshira me Radojqiqin, ’Ksaj Kudre’” Vlerësimi Rrenë Fotografia e ish-Ministres së Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku para Kishës Ortodokse nuk është realizuar në Serbi si pretendohet në postimin në Facebook me mbishkrimin: “Vizita e vlora qitakut në beograd,aju plotesu deshira me Radojqiqin, ’Ksaj Kudre’”. Fotografia e publikuar së fundmi është realizuar në vitin 2013, gjatë një vizite që ish-mInistrja, Vlora Çitaku i kishte bërë Prizrenit së bashku me zëvendëskryeministrin, Sllobodan Petroviq dhe Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Çitaku ka thënë se është informacion i rremë, se ajo e ka vizituar Beogradin së fundmi. Artikulli Më 18.11.2024, një llogari në Facebook (arkiva) ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës. Postimi pretendon se Çitaku ka shkuar në një vizitë në Beograd. “Vizita e vlora qitakut në beograd,aju plotesu deshira me Radojqiqin,”Ksaj Kudre””- thuhet në përshkrimin e postimit. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër së pari e ka analizuar fotografinë që është publikuar dhe rezulton se e njëjta është bërë kohë më parë dhe se në të, përveç ish-ministres, Çitaku është edhe ish-zëvendëskryeministri, Sllobodan Petroviq dhe Ramadan Muja, ish-kryetar i Komunës së Prizrenit. Tutje, Krypometër ka kërkuar në internet (arkiva), për vizitën që Çitaku e Petroviq i kanë bërë Kishës Ortodokse në Kosovë dhe ka gjetur një lajm të publikuar në vitin 2013 (arkiva). Në lajm thuhet se “Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku ka vizituar komunën e Prizrenit për të intensifikuar agjendën evropiane të Kosovës. Ministrja Çitaku ishte e shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Sllobodan Petroviq dhe Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar”. Më tutje Krypometër ka gjetur edhe komunikatën (arkiva), e lëshuar nga Ministria e Integrimeve Europiane për vizitën e ish-ministres Çitaku, në Prizren. Sipas një komunikate për media, ajo ishte takuar me përfaqësues të Kishës Ortodokse në Prizren. “Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku sot ka vizituar komunën e Prizrenit, me këtë rast zonja Çitaku ka dënuar fuqishëm dëmtimin e varrezave ortodokse që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve të fundit në lokacione të ndryshme në Kosovë, sidomos në Prizren. Ministrja Çitaku ishte e shoqëruar nga zëvendës kryeministri z. Sllobodan Petroviq, Përfaqësuesi Special dhe Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel Zbogar”- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Integrimeve Europiane. “Gjatë kësaj vizite, delegacioni u takua me kryetarin e komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, dhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse në Prizren me të cilët biseduan për incidentet më të fundit në komunën e Prizrenit, ku të gjithë së bashku dënuan fuqishëm këto akte të dhunës. Gjithashtu, Ministrja potencoi rendësinë e informimit të opinionit kundër migrimit ilegal dhe azil kërkimit, por njëkohësisht u diskutua edhe për ri- integrimin e përsonave të riatdhesuar, kritere këto që nëse menaxhohen si duhet i kontribuojnë procesit, por nëse jo dëmtojnë avansimin drejt Liberalizimit të Vizave për Kosovën”- thuhet tutje në komunikatën e publikuar më 22.1.2013. Krypometër ka kontaktuar me sekretaren e PDK-së, e cila ka thënë se është informacion i rremë, se ajo e ka vizituar Beogradin gjatë këtij viti. “Është lajm i rremë”- ka thënë Çitaku për Krypometër. Sipas një biografie të publikuar në ueb faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Vlora Çitaku nga viti 2010 deri në vitin 2014, ka mbajtur pozitën e ministres për Integrime Europiane. Prej vitit 2015 deri në mars të vitit 2021, ajo ka shërbyer si ambasadore e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, Çitaku mban pozitën e Sekretares së Përgjithshme, në Partinë Demokratike të Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software