About: http://data.cimple.eu/claim-review/2d0c8515547baf19a76da8775489366f837c96a688319e4140b38c37     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com Rrena për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Gjilan Deklarata Lutfi Haziri në vitin 2013: “Gjilanit, projekti për tretmanin e ujërave të zeza i kushton 16 milionë euro (parashikohet për katër vjetët e ardhshëm), do të bashkëfinancohet me qeverinë dhe Komisionin Europian”. Vlerësimi Rrenë Lutfi Haziri e ka nisur mandatin e dytë rresht si kryetar i Komunës së Gjilanit. Një nga punët e pakryera që i ka mbetur për mandatin e dytë është rregullimi i infrastrukturës, duke përfshirë edhe kanalizimin. Ai ishte zotuar që këtë do ta zgjidhte brenda mandatit të parë, gjë që nuk ka ndodhur. Artikulli Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në fushatën për të parin e komunës në vitin 2013 pati premtuar infrastrukturë për çdo vendbanim, që përfshin rrugën, kanalizimin, ujësjellësin dhe ndriçimin. “Gjilanit, projekti për tretmanin e ujërave të zeza i kushton 16 milionë euro (parashikohet për katër vjetët e ardhshëm), do të bashkëfinancohet me qeverinë dhe Komisionin Europian”, kishte premtuar Haziri në vitin 2013. Në Debatin “Jeta në Komunë”, në vitin 2016, në gjysmën e mandatit të Hazirit si kryetar i Gjilanit ai kishte thënë se projekti që e kishte premtuar në vitin 2013 e ka marrë dritën e gjelbër në vitin 2016 nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Austrisë. “Ne kemi konkurruar me 9 milionë euro për programin për tretmanin e ujërave të zeza dhe kanalizimeve për pjesën urbane dhe pjesën rurale të Komunës së Gjilanit, përjashto dy fshatra, Përlepnicën dhe Dobërçanin të cilat kanë pika më të ulëta gjeografike sesa pjesa urbane dhe nuk mund të integrohen 100 për qind dhe do të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe kjo është arsyeja që ne kemi filluar në ato fshatra me rregullu çështjen e kanalizimit dhe ujërave të zeza”, kishte thënë Haziri në vitin 2016. Kishte kaluar gjysma e mandatit dhe Haziri ende nuk kishte filluar përmbushjen e premtimit të cilin kishte thënë se do ta përfundonte brenda mandatit të tij katërvjeçar. “Natyrisht që pjesën më të madhe sivjet [2016] kemi me kry dhe pjesa finale mbetet për vitin e ardhshëm”, kishte theksuar Haziri në vitin 2016. Edhe në vitin 2017 është gjendja e njëjtë sa u përket ujërave të zeza. Edhe pse në vitin 2016, Haziri kishte thënë se projekti për tretmanin e ujërave të zeza e kishte marrë dritën e gjelbër, në përgjigjen e Komunës së Gjilanit për KALLXO.com në vitin 2017 thuhet se ende po pritet ratifikimi i kredisë për projektin. “Komuna e Gjilanit është fituese e kredisë nga shteti austriak për trajtimin e kolektorëve kryesorë të ujërave të zeza, mirëpo pritet ratifikimi i kësaj kredie nga dy shtetet respektive”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Gjilanit në vitin 2017. E në ndërkohë, pamjet e Gjilanit tregojnë se ujërat e zeza vazhdojnë të rrjedhin në natyrë dhe në mes të vendbanimeve. Ujërat e zeza ne lagjen Baleci
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software