schema:text
| - Tentimi për shitjen e barnave përmes mjekëve fiktiv
Deklarata
Rikthen shikimin me 98% në 2 ditë edhe në moshen 80 vjecare
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Artikull me titull “Rikthen shikimin me 98% në 2 ditë edhe në moshen 80 vjecare” është i rremë. Në artikull janë përdorë emra fiktiv të mjekëve për të promovuar një barnë të caktuar. Është përforë profili i një portali me synim shitjen e produktit përmes mashtrimit.
Artikulli
Më 10 maj 2023, faqja në Facebook “Infinity S” ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se medikamenti i quajtur “O Caps”, mund të përdorët për të rikthyer shikimin në çdo moshë.
I njëjti artikulli është publikuar edhe në faqen e internetit “kmaarbup.com”. Kjo faqe e internetit është dizajnuar në formë të portalit, ndërsa emri i saj është “Top Lajme”. Në dizajn janë vendosur disa kategori si: Faqja kryesore, Virusi Korona, Kosova, Ballkani etj. Por, në cilëndo rubrikë që klikoni, faqja ju dërgon në hapësiren ku shfaqet oferta për shitjen e produktit të caktuar.
Në artikull pretendohet se studenti i mjekësisë Agron Naçi ka zbuluar një metodë për të rikthyer shikimin në çdo moshë. Por, është përdorë një fotografi fiktive e një studenti.
Ndërsa, në tekst është përmendur edhe emri i Bahtir Zogut, i cili thuhet se është mjek, okulist me eksperiencë 35 vjeçare. Por, është përdorë një fotografi e një personi tjetër, që nuk është Bahtir Zogu.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se emrat e përdorur në këtë artikull nuk janë mjekë të licencuar në Kosovë.
“Ju njoftojmë se Bahtir Zogu dhe Agron Naçi nuk janë anëtarë të Odës se Mjekëve të Kosovës dhe njëkohësisht nuk kemi informata për mjekët e cekur”- thuhet në përgjigjen OMK-së.
|