schema:text
| - Titulli i rremë se deklarata e Lajçak po gëzon Kosovën
Deklarata
Ja fjalet e Lajçak per Asociacionin qe po gezojne gjithe Kosoven
Vlerësimi
Me kos
Tituli i artikullit “Ja fjalet e Lajçak per Asociacionin qe po gezojne gjithe Kosoven” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë reagim nga Kosova që e kanë mirëpritur deklarimin e emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai e ka përseritur deklaratën e shumëthënë deri më tash, që Kosova duhet t’i përmbushë obligimet që ka marrë për formimin e asociacionit. Artikulli është publikuar në kohën kur po pritet nënshkrimi i një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë zëra që e kundërshtojnë formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Artikulli
Më 23 shkurt faqja e internetit “news34posts.com” ka publikuar artikullin me titull: “Ja fjalet e Lajçak per Asociacionin qe po gezojne gjithe Kosoven”.
I njëjti artikull është shpërndarë ne disa faqe të facebook-ut si Hitshqipvideo, Lajme Origjinale, Lajme Shqip- Nike, Shqip Lajme dhe Estrada Shqiptare.
Përkundër që në titull thuhet se fjalët e emisarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kanë gëzuar Kosovën, në përmbajtje të lajmit nuk përmendet diçka e tillë.
Në lajm nuk është ofruar ndonjë dëshmi se fjalët e Lajçak kanë gëzuar Kosovën, por vetëm është përshkruar deklarata e tij, përmes të cilës ka komentuar Asociacionin.
|