schema:text
| - Lajmi i rremë se Shqipëria u bën thirrje shtetasve të saj të luftojnë në Ukrainë
Deklarata
Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasëve të saj të luftojnë në Ukrainë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i këtij shkrimi është i rremë, sepse asnjë institucion i Shqipërisë nuk ka bërë thirrje për qytetarët e saj t’i bashkohen luftës në Ukrainë. Thirrja është bërë nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, e cila i përfaqëson interesat dhe politikat e Ukrainës dhe vije pas thirrës së njëjtë të bërë nga Presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky.
Artikulli
Portali ‘Kosovapost’ ka publikuar një lajm ditën e djeshme, duke shkruar se Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të luftojnë në Ukrainë.
Bazuar në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri duke publikuar lajmin me titull: Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasëve të saj të luftojnë në Ukrainë.
“Pas Danimarkës, edhe Shqipëria iu bën thirrje shtetasve të saj të luftojnë në Ukrainë”, është tituli i lajmit të publikuar nga ky portal.
Tutje, në tekst shkruhet se Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me legjionin e huaj të krijuar për të luftuar kundër rusëve.
Në fakt, postimi i ambasadës ukrainase thotë se “vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dërgoni një në e-mail në adresën e mëposhtme..”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Titulli i këtij shkrimi është i rremë, sepse asnjë institucion i Shqipërisë nuk ka bërë thirrje për qytetarët e saj t’i bashkohen luftës në Ukrainë.
|