schema:text
| - Rrena e Agim Aliut për Emërimin e Grave në Drejtoritë Komunale
Deklarata
Agim Aliu: “Unë synoj që do të kem tri drejtori nga gjinia femërore”
Xhavit Zariqi: “Nëse gjej të afta për lëmitë përkatëse që do t’i udhëheqin, do t’i emërojë 50 për qind gra”
Vlerësimi
Rrenë
Agim Aliu nuk e ka mbajtur premtimin për të emëruar tri gra në drejtoritë komunale të Ferizajt. Ai ka emëruar vetëm dy gra në dy drejtori dhe vetëm njëra prej këtyre drejtorive udhëhiqet nga PDK-ja. Kurse kandidati i AAK-së, Zariqi kishte premtuar se nëse gjen kandidate të përgatitura gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga gratë. Nënkryetari dhe tri drejtori i takojnë AAK-së. Nga këto katër pozita vetëm njëra i është besuar një gruaje- Xhemile Muratit.
Artikulli
Në konferencën për media, kryetari i zgjedhur i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka prezantuar ekipin e tij qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.
Në kuadër të këtij ekipi, prej 11 drejtorive, vetëm dy do të udhëhiqen nga drejtoresha. Sebahate Ajeti nga PDK-ja do të udhëheqë Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Xhemile Murati, nga AAK-ja, do të udhëheqë Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport.
Në Debat Pernime me kandidatët për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kishte premtuar tri drejtoresha në ekipin e tij qeverisës.
“Unë synoj që do të kem tri drejtori nga gjinia femërore”, tha Agim Aliu në Debat Pernime në tetor (shih videon KËTU nga min 33:57).
Agim Aliu nuk e ka mbajtur premtimin për të emëruar tri gra në drejtoritë komunale të Ferizajt. Ai ka emëruar vetëm dy gra në dy drejtori dhe vetëm njëra prej këtyre drejtorive udhëhiqet nga PDK-ja.
Aliu nuk ua ka besuar grave as dy pozitat tjera siç janë postet e nënkryetarit të komunës dhe shefit të kabinetit.
Meqë, Aliu është në koalicion me AAK-në në këtë komunë, atëherë barra e emërimit të drejtorëve bie edhe mbi kandidatin e AAK-së për kryetar të Komunës, Xhavit Zariqi.
Zariqi kishte premtuar se nëse gjen kandidate të përgatitura gjysma e drejtorëve të drejtorive do të jenë gra.
“Nëse gjej të afta për lëmitë përkatëse që do t’i udhëheqin, do t’i emëroj 50 për qind gra”, ka thënë Zariqi (Shih videon KËTU nga min 30:01).
Nënkryetari dhe tri drejtori i takojnë AAK-së. Nga këto katër pozita vetëm njëra i është besuar një gruaje- Xhemile Muratit.
Lista e plotë e të emëruarve nga Agim Aliu
Naim Ferati (Nënkryetar) – AAK
Lulzim Aliu (Drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim)-PDK
Bashkim Hyseni (Drejtor i Arsimit)-PDK
Sebahate Ajeti (Drejtor për Buxhet dhe Financa)-PDK
Sabri Murseli (Drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër)-PDK
Burim Bajrami (Drejtor i Bujqësisë)-PDK
Arbër Bytyqi (Drejtor i Infrastrukturës)-PDK
Faruk Hyseni (Drejtor i Administratës)-AAK
Arben Halili (Drejtor i Shërbimeve Publike)-AAK
Xhemile Murati (Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport)- AAK
Besnik Berisha (Drejtor për Shëndëtësi)- NISMA
Zekir Bytyqi (Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim)-AKR
Selim Marevci ( Shef i Kabinetit të Kryetarit)
|