About: http://data.cimple.eu/claim-review/db19a1d2b70dfae04f44f91d9b3b0a30e673d40722b2f4054eeeeec3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i fotografive të Kryqit të Kuq të Rusisë për të shpërndarë lajme të rrejshme në Kosovë Deklarata Të gjithë banorët e Kosovës me dhimbje në nyje mund të marrin një ilaç që shëron nyjet për 14 ditë sipas programit shtetëror Vlerësimi Rrenë Është i rremë pretendimi se “të gjithë banorët e Kosovës me dhimbje në nyje mund të marrin një ilaç që shëron nyjet për 14 ditë sipas programit shtetëror”. Kryqi i Kuq i Kosovës nuk ka njoftuar për shpërndarjen e ilaçeve për shërimin e sëmundjeve të nyjeve. Fotografia e publikuar nuk është realizuar në Kosovë, por ishte shkrepur në Rusi me rastin e shënimit të 15- vjetorit të Kryqit të Kuq në këtë shtet. Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Avni Kryeziu, ka thënë se marrja e barnave online, pa konsulta paraprake me mjekun adekuat mund të dëmtojë shëndetin e pacientëve. Specialistët kanë kërkuar nga pacientët që të vizitojnë mjekun, pasi disa prej problemeve shëndetësore nuk mund të trajtohen me ilaçe, por nevojiten edhe ndërhyrje kirugjike. Artikulli Më 07.02.2025, faqja në Facebook Silver Rain Cafe (arkiva) ka publikuar një fotografi të tri grave të moshuara, me nga një pako të Kryqit të Kuq në duar. “Tani të gjithë banorët e Kosovës me dhimbje në nyje mund të marrin një ilaç që shëron nyjet për 14 ditë sipas programit shtetëror! Mësoni si ta merrni….”- shkruan nën fotografinë e publikuar. Faqja në Facebook Silver Rain Cafe është krijuar më 03.03.2023 dhe menaxherët e faqes janë me lokacion në Ukrainë, Indonezi dhe SHBA (arkiva). Kur klikon në linkun që e ka publikuar kjo faqe në Facebook, të dërgon te një uebfaqe med-ge.info, e cila nuk është e qasshme. Krypometër ka verifikuar fillimisht fotografinë e publikuar nga faqja në Facebook Silver Rain Cafe (arkiva) dhe ka gjetur se e njëjta nuk është shkrepur në Kosovë, por në Rusi në përvjetorin e 15 të Kryqit të Kuq në këtë shtet (arkiva). Krypometër e ka kontrolluar faqen zyrtare të Kryqit të Kuq në Kosovë, mirëpo aty nuk ka asnjë njoftim për ilaçe për nyje. Në këtë faqe është gjetur një reagim i Kryqit të Kuq të Kosovës, përmes një statusi në Facebook, më 16.05.2024. Të njëjtit kishin thënë se informacioni që ata janë duke shpërndarë ilaçe për diabet është i rremë. “Ditët e fundit në rrjetin social Facebook po qarkullon një reklamë, me disa imazhe dhe mbishkrime ku aludohet se Kryqi i Kuq po shpërndan medikamente për kurimin e diabetit. Dëshirojmë të sqarojmë të gjithë opinionin publik se ky është një informacion i rremë, që po përdoret për qëllime të përfitimit financiar dhe një shkelje e rëndë e Ligjit Nr. 03/L-180 për Përdorimin dhe Mbrojtjen e Emblemës së Kryqit të Kuq, Emblemave të Tjera Dalluese dhe Sinjaleve.”- thuhet në postimin e Kryqit të Kuq të Kosovës. Tutje, në postimin e tyre, Kryqi i Kuq i Kosovës ka thënë se nuk shpërndajnë medikamente. “Sqarojmë edhe një herë qytetarët se Kryqi i Kuq i Kosovës nuk shpërndan medikamente. Për më tepër, ndihmat humanitare nuk shiten, por ato u dhurohen njerëzve më në nevojë dhe ky është një proces që kryhet në bashkëpunim me autoritetet qendrore e lokale.”- thuhet në postimin e Kryqit të Kuq të Kosovës. Si trajtohen nyjet? Tutje, Krypometër ka kontaktuar me ortopedë e reumatologë për të kuptuar nëse mund të shërohen nyjet duke përdorur një suplement. Drejtori i Klinikës së Reumatologjisë në QKUK, Avni Kryeziu ka thënë se marrja e barnave online, pa konsulta paraprake me mjekun adekuat, mund të dëmtojë shëndetin e pacientëve. “Sugjerimi im është që çdo pacient që ka dhimbje, pra çdo dhimbje, çdo shqetësim i pacientit duhet të trajtohet sipas udhëzimeve të doktorit adekuat.”- ka thënë Kryeziu. Ai ka shpjeguar se secili ilaç që konsumohet ka efekte anësore, prandaj është e nevojshme që çdo profesionist shëndetësor të bëjë përshkrimin e tyre, në përputhje me gjendjen e pacientit, rezultatet e analizave dhe sëmundjet e tjera përcjellëse, që mund të ketë ai. “Diagnostifikimi kalon në disa drejtime: analizat, serologjia, rezonanca, ultrazëri etj. Kur vendoset diagnoza, në bazë të protokoleve të cilat nuk i kemi shpikur ne, e bëjmë mjekimin, në bazë të gjetjes, në bazë të diagnozës. Tash, disa kanë nevojë më tepër për terapi medikamentoze, e pastaj fizioterapi. E, një grup tjetër kur vjen te dekompozimi i nyjes, dëmtimi i rrallë i nyjes, këtu hyn në punë edhe kirurgjia.”- thot Kryeziu. Reumatologia Arbnora Shabani Berisha thot se është esenciale që secili ilaç apo suplement të ketë informacione për çfarë përdoret, efektet anësore, prodhuesin, etj., pasi ka parë postime të rreme, të cilat u japin shpresa qytetarëve për shërim të sëmundjeve. Shaban Berisha ka dhënë sqarime për këtë sëmundje në një postim në profilin (arkiva) në Facebook, duke thënë se nëse sëmundja nuk trajtohet në mënyrë adekuate, artriti reumatoid mund të çojë në dëmtime të përhershme të nyjeve, madje edhe në invaliditet, si dhe në prekje të organeve të trupit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software