About: http://data.cimple.eu/claim-review/0136ae16803c4837d1c42cd766561720d70866e93a57f2be7ff4ccca     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për arsyen e sekuestrimit të verërave nga Dogana Deklarata “Ky fshat serb i njohur për 13 kishat dhe vreshtarët e tij është pa dalje në det dhe jeton pothuajse ekskluzivisht nga prodhimi i verës. Ndalimi i këtij aktiviteti do të ishte një urdhër vdekjeje për çdo shpresë afatgjatë të jetës për serbët e fundit në këtë rajon. Arsyeja për këtë kontroll është mosrespektimi i standardeve, kuptoni se çdo produkt i prodhuar në territorin e Kosovës-Metohi duhet të ketë etiketim në gjuhën shqipe” Vlerësimi Rrenë Konstatimi se konfiskimi i verërave në Hoçë të Madhe ishte bërë pasi verërat nuk kishin etiketë në gjuhën shqipe është i rremë. Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë disa shkelje që janë hasur tek një dyqan në fshatin Hoçë të Madhe. Dogana thotë se personi përgjegjës operon me veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoholike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, si kërkohet Kodin Doganor dhe Akcizave. Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave. Një nga shkeljet është edhe etiketa që ka qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës në vitin 2021 i kishte konfiskuar 15 mijë litra pije alkoholike në Gjakovë. Artikulli Më 8 dhjetor 2022 në faqen e Facebook-ut me emrin “Solidarité Kosovo” është publikuar një fotografi me përshkrim në gjuhën frange duke komentuar aksionin e Doganës së Kosovës për konfiskimin e 42 mijë litrave verë në Hoçë të Madhe. Kjo faqe ka thënë se arsyeja e sekuestrimit të pijeve alkoholike është mungesa e etiketes në gjuhën shqipe. “Ky fshat serb i njohur për 13 kishat dhe vreshtarët e tij është pa dalje në det dhe jeton pothuajse ekskluzivisht nga prodhimi i verës. Ndalimi i këtij aktiviteti do të ishte një urdhër vdekjeje për çdo shpresë afatgjatë të jetës për serbët e fundit në këtë rajon. Arsyeja për këtë kontroll është mosrespektimi i standardeve, kuptoni se çdo produkt i prodhuar në territorin e Kosovës-Metohi duhet të ketë etiketim në gjuhën shqipe”- është shkruar në faqen Solidarité Kosovo. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci e ka demantuar këtë postim. Stavileci për KALLXO.com ka thënë se thotë se arsyeja e këtij aksioni ka nisur për dyshimet se subjekti nuk ka qenë i regjistuar në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve. Sipas tij, gjatë aksionit e kanë kuptuar se produktet nuk kanë pasur etiketim në gjuhën shqipe. “Dogana ka ushtru kontroll te ky subjekti pasi fillimisht nuk ka qenë i regjistruar si prodhues i produkteve alkoolike dhe ka dështu në pagesën e taksave, se secila veprimtari e alkoolit obligohet të paguajë taksën. Gjatë kontrollit e kemi parë që edhe produktet, mënyra se si ka qenë e etiketume, ka qenë në mënyrë jo kushtetuese, por etiketimi jo kushtetues nuk ka qenë arsyeja e aksionit. Arsyeja ka qenë që Dogana të sigurojë taksat dhe të ruajë buxhetin e Kosovës” – ka thënë ai. Dogana e Kosovës sot gjatë ditës përmes një komunikate për media ka sqaruar se bizneset që merren me prodhimin e pijeve alkoholike duhet të kenë autorizimin nga Dogana e Kosovës. “Zyrtarët kanë gjetur se përveç dyçanit, personi përgjegjës operon edhe me veprimtarinë e prodhimit të pijeve alkoholike pa autorizim nga Dogana e Kosovës, veprim ky që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave. Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfillë kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave” – thuhet në komunikatën e Doganës. Dje, Dogana e Kosovës ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike pasi ka realizuar një kontrollë rutinore tek një dyqan ku shiteshin pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit. Gjatë kontrollit janë hasur produkte të gatshme me përmbajtje alkooli në sasi prej rreth 42 mijë litra. Sipas Doganës, personi në fjalë ka vepruar krejtësisht në shpërfillje të rregullimit ligjor dhe ka bërë dëm buxhetit në vlerë prej rreth 38 mijë euro vetëm për pjesën e detyrimeve për stokun e hasur gjatë kontrollit. KALLXO.com ka siguruar fotografi të verërave të konfiskuara dhe në to shihet mbishkrimi në gjuhën serbe ‘Kosova e Metohija’. Përderisa sot ishte planifikuar vazhdimi i aksionit në këtë fshat, Dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës, pasi që banorët e këtij fshati ishin mbledhur tek lokacioni, për të kundërshtuar konfiskimin e alkoolit. Gjatë protestës, është lënduar komandanti i Policisë në Rahovec, Fazli Morina.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software