schema:text
| - Fotografia e rreme e minatorëve të Trepçës duke ngrënë syfyr
Deklarata
Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra
Vlerësimi
Me kos
Fotografia në të cilën shihen dhjetëra minatorë duke ngrënë bukë nuk është realizuar në Kosovë. Përshkrimi i kësaj fotografia “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra” është i rremë. Minatorët e Trepçës ushqehen në mensa të minierave në të cilat ata punojnë Aktualisht, në Trepcë nuk punohet në ndërrimin e tretë që fillon në ora 00:00h dhe përfundon në ora 08:00h.
Artikulli
Më 11.03.2024 faqja e facebook-ut “Qyteti i Vitisë” (Arkiva) publikoi një fotografi me mbishkrimin “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra”.
Fotografia dhe përshkrimi i njëjtië është publikuar edhe në disa faqe të tjera, si: “AnamoravaOnline”, “ISLAM”, “Shqiptar me Zemër”, “Rozaria”, “Qikat të Shpis” dhe “FrontLajm”.
Kjo fotografi është publikuar në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, më 11.03.2024.
Krypometër, përmes kërkimit të fotografisë në faqen ‘Google Lens”, ka gjetur se fotografia është postuar me dhjetra herë në rrjete të ndryshme sociale. Ajo është prezantuar si fotografi e realizuar në një minierë në Turqi.
Krypometër ka kontaktuar me Destan Kërleshi, nga sindikata e Trepçës, i cili ka thënë se minatorët nuk janë duke punuar në ndërrimin e tretë, pra në kohën e syfyrit.
Meqë ndërrimi i tretë është ndalë, Kërleshi ka thënë se punëtorët që punojnë në ndërrimin e dytë jane duke punuar nga ora 20:00h deri në 02:00h.
Orari i punës së minatorëve është konfirmuar edhe nga Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës në Stantërg. Ai ka thënë se ndërrimi i tretë është ndalë për shkak të mungesës së lëndës së parë.
Sadiku ka thënë se fotografia nuk është realizuar në minierat e Trepcës.
Edhe drejtorit i minierës së Artanës, Blerim Ymeri, kanë thënë se fotografia nuk është realizuar në minierën që ai drejton.
Në ndërmarrjen “Trepça” aktualisht punojnë rreth 2 mijë punonjës, shumica minatorë. Produktet kryesore, të cilat i prodhon miniera e “Trepçës” janë koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në Kosovë shumica e popullësisë janë myslimanë, apo 95.41%, katolikë 2.20%d, ortodoks 1.40% ndërsa të tjerë 1%.
|