Raportimi rrenë se Rita Ora do bëjë dhurata
Deklarata
Do të bëj dhuratë surprizë për 300 personat e parë që më përshëndesin
Vlerësimi
Rrenë
Postimi i bërë në emër të këngëtarës Rita Ora me mbishkrimin “Do të bëj dhuratë surprizë për 300 personat e parë që më përshëndesin” është i rremë. Rita Ora nuk do të shpërndajë dhurata për ata që e përshëndesin në internet. Ky postim dhe kjo video janë me përmbajtje mashtruese.
Artikulli
Më 8 janar 2023 një faqe në Facebook “Rita Orra” postoi një video me mbishkrim “Do të bëj dhuratë surprizë për 300 personat e parë që më përshëndesin”.
Në video shihet këngëtarja Rita Ora dhe një pajisje për numërim të parave.
Postimi me këtë mbishkrim ka marr 2,600 komente dhe 48 mijë shkime.
Në videon e postuar në faqen me 108 ndjekës, këngëtarja Rita Ora në një lidhje live flet për performimin e saj në Billboard Awards dhe nuk ka fare të bëjë me ndarjen e dhuratave.
“Jemi këtu për të performuar në Billboard Awards, do të performoj ‘Anywhere’ ‘Your Song’ , Black Widow’ , Hot Right”. Të kthehemi tash tek Hong Kongu, më pëlqen vendi këtu, ushqimi, njerëzit. Faleminderit të gjithë atyre që kanë dëgjuar këngët e mia në Hong Kong dhe lindjen e mesme”.
Në video nuk flitet për ndonjë dhuratë surprizë për fansat.
Në videon në të cilën flet këngëtarja njëkohësisht është e ndryshuar, pasi është mbivendosur zëri i makinerisë që numëron para, duke e bërë kështu të paqartë për lexuesin se për çfarë po flitet saktësisht.