Lajmi i rremë për veprimet kriminale të Serbisë ndaj Kosovës
Deklarata
Mësohen” tri qëllimet kriminale të Serbisë ndaj Kosovës/ Kërkohet ndërhyrja sa nuk është bërë vonë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Mësohen” tri qëllimet kriminale të Serbisë ndaj Kosovës/ Kërkohet ndërhyrja sa nuk është bërë vonë” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk është treguar se cilat janë tri qëllimet e Serbisë, ashtu siç është konstatuar në titull. Nuk është treguar se kush ka kërkuar ndërhyrje apo për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë.
Artikulli
Më 11 prill 2023 në portalin “Kosova Post” është publikuar një lajm me titull “Mësohen” tri qëllimet kriminale të Serbisë ndaj Kosovës/ Kërkohet ndërhyrja sa nuk është bërë vonë”.
Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në Facebook.
Përkundër konstatimeve në titull, artikulli nuk përmban asnjë informacion për qëllimet kriminale të Serbisë ndaj Kosovës.
Tri qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë përmendur askund në tekst.
Artikulli përfshin një deklaratë politike në të cilën thuhet se “nga shteti kriminal mund të pritet gjithçka”- e cila u referohet analistëve politikë.