schema:text
| - Fotografia e fabrikuar e Albin Kurtit me alkool
Deklarata
Fotografia që e portretizon kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti si alkoolist
Vlerësimi
Rrenë
Është e fabrikuar fotografia që e portretizon kandidatin për Kryeministër, Albin Kurti si alkoolist. Në fotografinë reale nuk është Kryeministri Kurti dhe e njëjta fotografi ishte realizuar në vitin 2011, në Gjermani. Kurti është duke garuar për Kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen më 02.09.2025.
Artikulli
Më 28.01.2025, faqja Komente Politike publikoi një fotografi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit të rrethuar me shishe të alkoolit, në grupin Diaspora me PDK (arkiva).
Këtij postimi i është bashkangjitur po ashtu edhe një pjesë kënge që dëgjohen fjalët “O s’punojnë këmbët, jam duke ec në bërryla”.
Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes TinEye ka gjetur fotografinë reale, e në të cilën nuk është kryeministri Kurti.
Fotografia është publikuar për herë të parë në vitin 2011 dhe ishte shkrepur nga Frank Muckenheim në Frankfurt të Gjermanisë.
Foto me burrin e ulur dhe disa shishe alkooli në dyshime është përdorur si ilustrim nga shumë faqe e portale, por edhe është bërë montazh, sidomos në pjesën e fytyrës.
Në fotografi është vendosur sllogani “Krejt dhe Drejt”, të cilën e kishte përdorë Lëvizja Vetëvendosje në Zgjedhjet e vitit 2021.
Kjo fotografi është publikuar në kohë të fushatës elektorale. Me Vendim të presidentes Vjosa Osmani, Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
Albin Kurti është Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër i Kosovës, e njëkohësisht kandidat për Kryeministër për një mandat të ri në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025.
Kurti ka qenë Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tri mandate me radhë. Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.
Në Zgjedhjet e mbajtura më 14.02.2021 lista e LVV fitoi 50.28% të votave, ndërkaq Qeveria Kurti 2 u votua më 22.03.2021.
Kurti është duke vazhduar fushatën elektorale në gjithë Kosovën, duke prezantuar Programin e Lëvizjes Vetëvendosje me synimin për të marrë edhe një mandat për Kryeministër.
Kundërkandidatë të Kurtit janë Bedri Hamza nga Partia Demoraktike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
|