schema:text
| - Rrena se vërshimet e kanë krijuar liqenin e premtuar nga Përparim Rama
Deklarata
Përparim Rama po i mban premtimet e dhëna gjatë fushatës. Ja dhe ‘Liqeni’ cili e pat premtuar në Prishtinë
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e publikuar me përshkrimin “Përparim Rama po i mban premtimet e dhëna gjatë fushatës. Ja dhe ‘Liqeni’ cili e pat premtuar në Prishtinë” nuk është bërë në vitin 2023 si pretendohet në këtë artikull. Fotografia qarkullon në internet që nga viti 2015. Edhe drejtori i emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tha se nuk ka pasur vërshime të tilla në dy vitet e fundit.
Artikulli
Më 12 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Diaspora Vetëvendosje” ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Përparim Rama po i mban premtimet e dhëna gjatë fushatës. Ja dhe ‘Liqeni’ cili e pat premtuar në Prishtinë”.
Në fotografi shihet sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë i vërshuar nga uji.
Krypometri, përmes “google reverse image search” ka arritur të verifikojë që fotografia e përdorur për ilustrim nuk është realizuar në vitin 2023, por në vitin 2015.
Përveç kësaj, Krypometri ka kontaktuar me drejtorin për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili e demantoi informacionin e publikuar. Ai tha se gjatë këtij viti nuk ka pasur një vërshim të tillë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Me përgjegjësi të plotë mund të deklaroj se prej marsit kur është themeluar drejtoria për siguri dhe emergjenca nuk ka pasur vërshime të tilla si është paraqitur në foton e publikuar”- tha drejtori për siguri dhe emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica për KALLXO.com.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe një biznes i cili operon në atë zonë.
Një nga punëtorët e qebaptores “Shabani”, e cila ka vite që operon në sheshin e kryeqytetit, në një bisedë me KALLXO.com ka thënë se pas konsultimit edhe me punëtorët e tjerë, nuk kanë pasur një rast të tillë që e kanë parë sheshin në këtë gjendje gjatë këtij viti.
“E kam një punëtor këtu që punon një orar e gjysmë dhe ai tha se kështu nuk ka parë asnjëherë. Kjo foto sipas tij është bërë ma herët dhe e kanë qitë. Pra, është foto e vjetër, në këtë kohë që po flisni nuk ka pasur kësi situate”- tha punëtori i qebaptores “Shabani”.
|