schema:text
| - Shtrembërimi i deklaratës së zëvendës – shefit të NATO-s
Deklarata
Zëvendës – shefi i NATO-s “tmerron” Serbinë: Nëse rrezikohet stabiliteti në veri, KFOR-i i gatshëm të intervenojë”.
Vlerësimi
Me kos
Gjatë shkrimit të këtij artikulli gazetarët kanë krijuar një përshtypje të paqenë mbi deklaratën e zv.Shefit të NATOS. Ata duhet t’i ofrojnë lexuesit burimet të identifikueshme të informacionit, që në rastin konkret nuk i kanë ofru. Artikulli është vlerësuar me përmbajtje të rreme për shkak se në këtë rast nuk ka pasur asnjë deklaratë nga pala serbe për këto deklarata të zv.sekretarit të NATOS. Ndërsa, edhe theksi i deklaratës së zëvendës-shefit të NATO-së është ekzagjeruar, pasi Misioni i NATO-së është ruajtja e paqes.
Artikulli
Portali Veriu.info ka publikuar një artikull me titull “Zëvendës – shefi i NATO-s “tmerron” Serbinë: Nëse rrezikohet stabiliteti në veri, KFOR-i i gatshëm të intervenojë”.
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqen e këtij portali në “Facebook”, me të njëjtin emër: Veriu.info.
Artikulli i publikuar me datë 01 gusht në orën 9 e 25 ka përmbajtje të pavërtetë dhe konstatime të pambështetura.
Artikuli është i bazuar në deklaratën të cilën zv.sekretari i NATO-s Mircea Geoana e kishte dhënë lidhur me ngjarjet në veriun e Kosovës, mirëpo në titullin e artikullit autorët kanë prezantuar si të vërteta fakte të paqena të cilat nuk kanë asnjë mbështetje në deklaratat e dhëna nga z. Geona.
Deklarata e z. Geona është një thirrje për qetësi dhe transmeton informacionet mbi gadishmërinë e KFOR dhe mekanizmat e sigurisë, ndërsa në anën tjetër autorët e tekstit nuk kanë asnjë deklaratë nga pala serbe e cila e ka komentuar këtë deklaratë të z. Geona.
Përvec kësaj, KFOR-i është mision paqëruejtës dhe intervenimet eventuale mund t’i bëjë për të ruajtuar paqen dhe qetësin në secilën pjesë të Kosovës.
Mandati i KFOR-it, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që është miratuar më 1999.
Si rrjedhojë konstatimi që “Serbia është e Tmerruar” nga kjo deklaratë është i pavërtetë dhe nuk ka asnjë burim apo të dhënë zyrtare që e mbështet këtë konstatim.
Bazuar në rregullat e etikës gazetarët duhet ti japin lexuesit burimin e informacionit. Ky standard në këtë rast nuk është ofruar.
|