About: http://data.cimple.eu/claim-review/07ad29876aff909b9f6d8ded398b5eb904c21c9484cca76e806c2f8c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se përzierja e orizit me një përbërës mund të jetë fatal Deklarata Mjekët me urdhër të prere. Mos i shtoni këtë përbërës orizit kur e gatuani, mund të jetë ‘fatale’ Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Mjekët me urdhër të prere. Mos i shtoni këtë përbërës orizit kur e gatuani, mund të jetë ‘fatale’” ka përmbajtje të rreme. Në artikull janë bërë konstatime të pa-mbështetura në shkencë dhe as nga profesionistët shëndetësor. Në artikull nuk është cituar asnjë burim kredibil, edhe pse titulli është bërë duke u thirrur në shkencë. Përveç mungesës së të dhënave në artikull, KALLXO.com ka kontaktuar gastroenterologun Driton Shabani i cili ka thënë se nuk ka hulumtime të cilat flasin se mënyra e zakonshme e përgatitjes (zierja) së orizit ka efekte të dëmshme në organizimin e njeriut. Artikulli Më 22 qershor 2023, faqja në Facebook “Rreth Botes” ka shpërndarë artikullin me titull “Mjekët me urdhër të prere. Mos i shtoni këtë përbërës orizit kur e gatuani, mund të jetë ‘fatale”. I njëjti artikull është publikuar në faqen e internetit “KapeLajmin”. Në këtë artikull flitet për mënyrën e përgatitjes së orizit. Titulli konstaton se mjekët kanë dhënë urdhër të prerë që orizit të mos i shtohet një përbërës i caktuar pasi që mund të jetë “fatale”. Përkundër kësaj, në tekst dhe video në asnjë vend nuk përmendet ndonjë përbërës i caktuar me të cilin nuk duhet të përgatitet orizi. Pra, titulli dhe përmbajtja e artikullit kanë përmbajtje të cilat nuk përkojnë. Në artikull dhe video, poashtu nuk tregohet ndonjë burim kredibil i cili ka dhënë urdhër të tillë si paralajmërohet në titull. Tutje teksti flet për një mënyrë të caktuar se si duhet të përgatitet orizi. Kjo mënyrë është që orizi të lihet natën në ujë, më pas të hiqet uji i ndenjur dhe të zihet në tenxhere me ujë të pastër, me një gotë oriz dhe pesë gota ujë. “Eksperimentet sugjerojnë se metoda e zakonshme për gatimin e orizit mund t’i ekspozojë konsumatorët në gamën e problemeve te shumta” – thuhet në tekst, por për këtë nuk është dhënë asnjë argument shkencor. Po ashtu, sipas artikullit shkencëtarët thonë se konsumimi normal i orizit krijon sëmundje dhe probleme të ndryshme. Mirëpo, as këtu nuk përmendet emri i ndonjë burimi kredibil. KALLXO.com ka kontaktuar me Driton Shabanin, Gastroenterolog. “Nuk ka hulumtime të cilat flasin se mënyra e zakonshme e përgatitjes (zierja) ka efekte të dëmshme në organizimin e njeriut”- ka thënë Shabani për KALLXO.com. Zarife Gashi, mjeke e përgjithshme, ka thënë nuk ka bazë shkencore konstatimi se konsumimi i orizimit mund të jetë fatal. Ajo ka thënë se artikulli i tillë ka konstatime të rreme, të cilat ngrisin panikë tek qytetarët.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software