About: http://data.cimple.eu/claim-review/07d8b700f364d21e955592a9c637d1db504243421e8c19a6e0d8c91c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pritjet n’hava të Arsim Bajramit për PISA 2018 Deklarata Arsim Bajrami, 05.12.2016- “..jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian” Arsim Bajrami, 27.12.2016-“Në testin e ardhëm PISA nuk premtoj mrekulli, por premtoj ngritje. Synimi im është që të mbërrijmë në 400 pikë për PISA 2018” Arsim Bajrami, 19.09.2019- “…PISA e 2019, do ta rangojë Kosovën për 10 deri në 15% pak më mirë…” Vlerësimi Rrenë Vlerësimi: Asnjëra nga parashikimet e ish-ministrit Bajrami në lidhje me rezultatet e testit PISA nuk është përmbushur. Testi i sivjetshëm ka sjellur vetëm 10 pikë më shumë në total për Kosovën. Artikulli Rezultatet e testit PISA në vitin 2015 kishin tronditur publikun, ekspertët e fushës por edhe politikanët. Kosova ishte renditur e treta nga fundi në mesin e 72 vendeve të botës për nga aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në lexim, matematikë e shkencë. Ministri i atëhershëm i Arsimit, Arsim Bajrami më 5 dhjetor të vitit 2016 i kishte quajtur rezultatet “e pritshme” duke shtuar se ato nuk e reflektojnë punën e tij por atë të qeverive paraprake. Ai madje ishte zotuar se testi i ardhshm PISA (rezultatet të cilit dolën sot), do ta paraqiste Kosovën në nivel shumë më të mirë. “Kjo situatë reflekton gjendjen 2010, 2014, periudhën para ardhjes time si ministër dhe jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, tha Bajrami. Disa javë më pas, Bajrami ishte treguar më realist në pritjen e tij për rezultatet e 2018-ës. “Në testin e ardhshëm PISA nuk premtoj mrekulli, por premtoj ngritje. Synimi im është që të mbërrijmë në 400 pikë për PISA 2018”, tha Bajrami. Një tjetër premtim për PISA, Bajrami e dha edhe më 19 shtator të vitit 2019, në emisionin “Jeta në Kosovë”. KALLXO.com sot publikoi rezultatet e PISA 2018 që e rangojnë Kosovën me pak dallim nga hera e kaluar. Më saktësisht, Kosova edhe kësaj radhe u rendit e treta nga fundi, por në mesin e 79 vendeve. Rezultatet e testit PISA maten me indeksin e mesatares së OECD që në lexim është 487, në matematikë 489 dhe në shkencë 489. Nxënësit kosovarë performuan nën këtë mesatare duke shënuar në lexim 353, në matematikë 366 dhe në shkencë 365. Në anën tjetër, më 2015 në lexim Kosova kishte shënuar 347, në matematikë 362 dhe në shkencë 378. Në këtë llogaritje, del se premtimi i Arsim Bajramit se Kosova do të renditet njëjtë si vendet e Bashkimit Europian e të Rajonit, nuk qëndron, meqë rezultatet nuk e afrojnë e lëre më ta kalojnë Kosovën prej asnjërs së këtyre vendeve. Ai gjithashtu kishte synuar arritjen e 400 pikëve, që nuk u arrit. Historiku i PISA-s në Kosovë Testi i dytë PISA në Kosovë u mbajt nga 11 prilli deri më 5 maj të vitit 2018 ku në këtë testim kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova. Për testin PISA, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë pati formuar një komision, i cili me planin dinamik organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës. Përgatitjet u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA dhe ky test është organizuar në mënyrë digjitale. Në anën tjetër, në testin PISA 2015, Kosova ishte renditur në vendet me rezultatin më të dobët në testin ku morën pjesë 72 shtete. Rezultatet e prezantuara më 6 dhjetor 2016 e renditën Kosovën në fund të listës bashkë me Perunë, Libanin, Tunizinë, Maqedoninë, Algjerinë dhe Republikën Dominikane. Testi kishte gjetur se në fushën e leximit 77 për qind të nxënësve nuk e kanë arritur nivelin 2, në fushën e matematikës 78 dhe në fushën e shkencave 68 për qind. As ngritja prej 10-15 përqind nuk u arrit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software