About: http://data.cimple.eu/claim-review/09a5fb74d56b7aeeb2368276c07170cd6b534e91f7209bcd18e4c1d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Këshilli i Evropës nuk e konfirmon rrëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim Deklarata “Rrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës” Vlerësimi Me kos Informacioni i publikuar disa mediat online për rrëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është konfirmuar nga Këshilli i Evropës. Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është rrëzuar. Ata kanë thënë se në shtator të vitit 2022, nga vet Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor, i cili konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ndërsa nga Këshilli i Evropës kanë thënë se nuk kanë informacione shtesë në lidhje me aplikimin e Kosovës dhe se do të njoftojnë në kohën e duhur. Artikulli Më 13 janar 2022, disa media kanë publikuar një artikull me titull “Rrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”. Lajmi është fshirë nga disa portale. Lajmi i cili pretendon se është rrezuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE, është shpërndarë në disa faqe në facebook si: Pa Rrotlla, DRONI.al, KosovaOnline.info, Gazeta e Re Plus, Gijotina.com, Konica, InfoShqip.com, Agjencia e Lajmeve Sot News, Info24.al, Albanian Construction Portal, KosovaLive, Boldnews, Dosja News, SOS News dhe Të Paekspozuarit. Në brendi të lajmit pretendohet se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është rrëzuar dhe se Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër. I njejti lajm është shpërndarë edhe nga zyrtarë të LDK-së si: Shqipe Pantina dhe Jehona Lushaku- Sadriu. Ndërkaq, deputetja e LDK-së dhe njëherit kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, e ka shprëndarë lajmin e ‘Insajderit’, të cilin kjo media e ka fshirë më pas. “Çka ka, çka s’ka! Ka dështim të plotë në diplomaci. S’ka asnjë arrititje për Kosovën”- ka shkruar Krasniqi në Facebook. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar në lidhje me këto raportime duke thënë se, nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Madje MPJD thotë se Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në procesin e anëtarësimit, duke cituar një interpretim ligjor që sipas tyre e ka bërë Sekretariati i Këshillit të Evropës. “Në muajin shtator të vitit 2022, nga vet Sekretariati i Këshillit të Evropës është dhënë interpretim ligjor mbi aplikimin e Republikës së Kosovës, i cili konfirmon qartë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e Republikës së Kosovës si anëtare e plotë e Këshillit të Evropës” – thuhet në reagimin e MPJD. MPJD thotë tutje se para dorëzimit të aplikimit ka pasë koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar mbështetje. “Para dorëzimit të aplikimit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është koordinuar me të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe përgjatë lobimit të pandërprerë ka siguruar mbështetjen të gjerë për ta kaluar fazën e parë të procesit të anëtarësimit. Kjo situatë ka rezultuar edhe në angazhim konkret të një numri të vendeve anëtare mbështetëse për t’i kaluar pengesat përgjatë këtij procesi të anëtarësimit. Këto fakte, përveçse nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë vërtetuar edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës” – thuhet në mes tjerash në reagim. Ndërkaq, në një përgjigje për KALLXO.com, nga Këshilli i Evropës është thënë se nuk kanë informacione shtesë për anëtarësimin e Kosovës në këtë fazë. KiE shton se për çdo zhvillim, do të informojnë në kohën e duhur. “Nuk kemi informacion shtesë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë fazë. Diskutimet e Komitetit të Ministrave të KiE janë konfidenciale. Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim në kohën e duhur”- thuhet në përgjigjen e KiE. Kosova ka aplikuar më 12 maj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software