About: http://data.cimple.eu/claim-review/0a731f102c8edba9b45d39ddc0670195f279981e4dbec483795aa9d2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i pambështetur se Kosova thyen passwordin e Serbisë Deklarata Kosova thyer paswordin Serbisë Vlerësimi Rrenë Publikimi se Kosova thyer paswordin Serbisë është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se pamjet që shfaqen në publikim nuk janë nxjerrë nga ndonjë proces i thyerjes së paswordëve, por nga dronët të cilët janë konfiskuar nga grupi terrorrist. Artikulli Më datë 1 tetor 2023, faqja në Facebook “Flaka Tv” ka publikuar një video material në të cilin shfaqen pamje të sulmit që kishte ndërmarrë një grup i dyshuar terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe kundërsulmin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në orët e hershme të asaj dite. Faqja në Facebook përkrah këtyre pamjeve të cilat i ka publikuar ka shkruar “Kosova thyen passwordin e Serbisë”. Krypometri ka verifikuar se pamjet të cilat janë përdorur nga faqja “Flaka tv” janë të njëjtat që Policia e Kosovës më 1 tetor 2023 i prezantoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media që u mbajt në Drejtorinë e Policisë në Mitrovicën e Jugut. Por, sipas verifikimit të Krypometrit, në asnjë rast Policia e Kosovës nuk kishte përmendur se ka thyer pasworde të Serbisë. Njoftimi zyrtar i Zyrës për Media të Policisë së Kosovës më 1 tetor 2023 thotë specifikisht se pamjet e publikuara janë marrë nga dëshmitë e konfiskuara nga grupi terrorist. “Nga dëshmitë e konfiskuara prej grupit terrorist, posaçërisht nga dronët e tyre janë nxjerrë pamje reale ku shihen anëtarët e grupit terrorist duke kryer përgatitje, trajnime si dhe duke simuluar operacione të sulmeve të ndryshme”- thuhet në komunikatën e Policisë më datë 1 tetor 2023. Për të ri-konfirmuar këtë, Krypometri ka biseduar me zyrtarët nga Zyra për Media e Policisë së Kosovës. “Çdo gjë që kemi për këtë çështje, i kemi thënë në konferencën të cilën e kemi mbajtur për këtë çështje, nuk ka asgjë jashtë kësaj”- ka thënë për Krypometrin Zyra për Media e Policisë së Kosovës me datë 29/10/2023. Të njëjtat burime nga zyra e mediave kanë thënë se pamjet të cilat u jane dhënë mediave janë marrë nga dronët e konfiskuar, e jo nga ndojnë proces i thyerjes së paswordëve. Në konferecën e 1 tetorit 2023, Policia e Kosovës publikoi prova të reja të cilat ishin zbuluar pas ekzaminimit të pajisjeve teknologjike të cilat i ka konfiskuar në Banjskë. Aty drejtori i policisë Gazmend Hoxha sqaroi se pamjet ishin nxjerrë nga dronët të cilët u konfiskuan nga grupi terrorist.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software