About: http://data.cimple.eu/claim-review/0af78d928228832220fe0f89b700b91dc3eec2d14391c45903b19ad6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se Shqipëria dikur kishte zero import nga Serbia Deklarata Importet nga Serbia ne Kosove kan rene ne 1.8%. Ndersa importet serbe ne Shqiperine e Edi Rames nga 0% jane ngrit ne 22% Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Postimi “Importet nga Serbia ne Kosove kan rene ne 1.8%. Ndersa importet serbe ne Shqiperine e Edi Rames nga 0% jane ngrit ne 22%” nuk është i saktë. Konstatimi se importet e Shqipërisë nga Serbia ishin zero është i rremë. Edi Rama është zgjedhur kryeministër në vitin 2013, kurse importet e Shqipërisë nga Serbia ishin 2.7% e totalit të importeve. Sipas Buletinit të Tregtisë së Jashtme, në vitin 2023 vlera e importit të Shqipërisë nga Serbia ka qenë 2.8% e totalit të importeve apo 24,522 miliardë lek (mbi 200 milionë euro). Artikulli Me datë 10.05.2024 faqja në Facebook me emrin “Diaspora me Albinin” ka publikuar (arkiva) një status duke shkruar se “Importet nga Serbia ne Kosove kan rene ne 1.8%. Ndersa importet serbe ne Shqiperine e Edi Rames nga 0% jane ngrit ne 22%”. Në këtë postim nuk është dhënë asnjë fakt për të mbështetur konstatimin se dikur importi i Shqipërisë nga Serbia ka qenë zero. Për të verifikuar këtë konstatim, Krypometër ka analizuar të dhënat e importit dhe eksportit të Shqipërisë që janë publikuar nga Dogana e Shqipërisë. Edi Rama është zgjedhur kryeministër i Shqipërisë për herë të parë në vitin 2013. Të dhënat janë analizuar që nga viti 2011, pra 2 vjet para se Edi Rama të zgjidhej kryeministër. Sipas Buletinit të Tregtisë së Jashtme të Doganës Shqiptare, vlera e importit nga Serbia në vitin 2011 ka qenë 3.6% apo kthyer në vlerë 19,609 miliardë lek, në vitin 2012 ka qenë 4.4% apo 23,232 miliardë lek , në vitin 2013 kur ka fituar mandatin e parë si kryeministër Edi Rama, importi nga Serbia ka qenë 3% apo 15,164 miliardë lek, në vitin 2014 ka qenë 4.3% apo 23,717 miliardë lek. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se nëpër vite shifrat e importit të Shqipërisë nga Serbia ishin më të ulëta. Importi i Shqipërisë nga Serbia në vitin 2011 ishte 239 milionë dollarë amerikan, apo 2.7% e totalit të importit të Shqipërisë për atë vit. Kurse, në vitin 2021, sipas të dhëna të Bankës Botërore importi i Shqipërisë nga Serbia ishte 410 milionë dollarë apo 2.3% e totalit të importit. Po ashtu sipas Buletinit të Tregtisë së Jashtme, në vitin 2019 vlera e importit nga Serbia ka qenë 3.6% apo 23,101 miliardë lek, në vitin 2020 ka qenë 3.8% apo 23,42 miliardë lek, në vitin 2021 3.5% apo 27,962 miliardë lek, në vitin 2022 ka qenë 3.4% apo 32, 231 miliardë lek dhe në vitin 2023 ka qenë 2.8% apo 24,522 miliardë lek. Serbia, po ashtu si Shqipëria, është anëtare e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), bashkë me Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë, Moldavinë dhe Malin e Zi. Sipas Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë së Shqipërisë, partnerët më të rëndësishëm tregtarë të vendit për vitin 2021, nga vlera e importeve janë: Bashkimi Evropian (54.4%), Turqia (10.8%), vendet e CEFTA-s (8.3%), Kina (8%), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1,8%), vendet e EFTAs (1,7%), e vende të tjera. Produktet me të eksportuara nga Shqipëria janë: materialet e ndërtimit, perimet e frutat, produktet fason. Produktet më të importuara janë energjia elektrike, drithërat dhe miell, material e druri dhe plastikë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software