About: http://data.cimple.eu/claim-review/0b1a1710cd057ffc209ba44b07da51d4e85da968326cc04d4b8e39e1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimet e pabazuara se lipomat mund të hiqen me kremë Deklarata Zhdukja e gjendrave dhjamore Vlerësimi Me kos Postimi “Zhdukja e gjendrave dhjamore vetem me krem bimor”- nuk është i bazuar në fakte shkencore. Në këtë postim, e nga përgjigjet e kësaj faqeje, nuk janë ofruar fakte shkencore se krema që ata shesin, arrinë t’i shërojë të gjitha llojet e lipomave/gjëndrave dhjamore, që shfaqen nëpër trup të njeriut. Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci ka thënë se nuk ka njohuri për ekzistencën e ndonjë kreme për shërimin e lipomave. Sipas njohurive të tij, deri më tani nuk ka kremë që mund t’i zhdukë lipomat. Ai thotë se lipomat, kryesisht, trajtohen në mënyrë kirurgjikale. Kirurgu torakal, Frederik Çuperjani, ka thënë se kjo kremë, në Facebook, nuk e zgjidh problemin me lipomat. Ai ka thënë se pacientët duhet të vizitojnë mjekun e jo të mashtrohen nga postimet në internet. Artikulli Më 09.11.2024, faqja ‘Bio Binjaku’, në ‘Threads’, ka publikuar (arkiva) një postim me mbishkrimin “Zhdukja e gjendrave dhjamore”. Krema, që pretendohet se bën shërimin e lipomave/gjëndrave dhjamore, është reklamuar edhe nga faqja në Instagram biobinjaku.pd (arkiva), në të cilën thuhet se “Zhdukja e gjendrave dhjamore vetem me krem bimor”. Bio Binjaku ka publikuar këtë postim edhe në profilin në Facebook (arkiva), më 13.11.2024, në të cilin thot “Kurojme ulcerat diabetike, kancerin e lekures, Trombozat, Djegiet e shkalleve te ndryshme, Psoriazen, Egzemen, Mykun, Venat varikoze, Lythat, Strijat, Aknet, Gjendrat Dhjamore, Hemorroidet, Renien e flokut, Njollat kafe, Rrudhat e cdo problem ne lidhje me lekuren.” Faqja “Bio Binjaku”, në Facebook, e cila është krijuar më 10.10.2019 dhe është me qendër në Shqipëri, e ka ndërruar emrin 3 herë. Krypometër i ka shkruar Menaxherit të kësaj faqeje për të kuptuar emrin e Produktit, i cili pretendohet se shëron lipomat. Bio Binjaku ka propozuar setin prej 6 kremash, që kushton 242 euro, mirëpo, nuk kanë treguar emrin e kremit. “Ky set i ka 6 krema 3 në mëngjes e 3 në mbrëmje dhe hiqen 100% dhe nuk përsëriten me seti kushton 242€ perdorimi behet mengjes dhe ne mbremje pastrohet me uji fiziologjik 0.9% masazh nga 2-3min”- thuhet në përgjigjen e dhënë nga faqja Bio Binjaku. Kjo faqe ka thënë se ofron garanci se kremi i tyre i shëron të gjitha llojet dhe format e gjëndrave dhjamore, mirëpo, nuk kanë ofruar ndonjë mbështetje shkencore. Tutje, ata pretendojnë që janë të licensuar. “Po jemi te lincensuar. Kremat përpunohen në laborator, krejtësisht bimore – me vajra bimore. jemi edhe me klinik në Berat, Shqiperi. Quhet Klinika Landi”- është thënë në një komunikim përmes WatsApp me numrin kontaktues, që është lënë në këtë faqe. Krypometër ka kërkuar nga Bio Binjak, që ta dërgojnë një kopje të Licensës, por, ata kanë refuzuar të dërgojnë ndonjë dëshmi të tillë. Krypometër ka kërkuar në internet, gjithashtu, për klinikën me emrin ‘Landi”, mirëpo nuk ka gjetur të dhëna për ndonjë klinikë të tillë të specializuar për prodhim të barnave. Më tutje, Krypometër ka kërkuar te Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në Shqipëri, konkretisht tek Regjistri i Barnave. Pas shkarkimit të Regjistriti, Krypometër nuk ka gjetur ndonjë ilaç me emrin ‘Krem për gjëndra dhjamore’ Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore zbaton të gjitha detyrimet ligjore, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi, për vendosjen në treg, eksportin, tregtimin e përdorimin e barnave, si dhe të pajisjeve mjekësore. Çka thonë mjekët për Lipomat? Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka thënë se nuk ka njohuri për ekzistencën e ndonjë kreme për shërimin e lipomave. “Nuk kam ndonjë informacion që ekziston ndonjë kremë për zhdukjen e lipomave apo ndryshimeve të saj. Ato s’mund të hiqen me kremë. S’ka shanca, sepse janë të forta. Asnjëherë nuk e dimë se si bëhen apo formësohen. Zakonisht, janë të trashëguara nga nëna, gjyshja, stërgjyshja. Pra, shumica e njerëzve që kanë lipoma, e kanë trashëgimi. Rruga e vetme deri më sot është ndërhyrja kirurgjikale.”- ka thënë Kolgeci. Ndërsa, kirurgu torakal, Frederik Çuperjani ka thënë se kjo kremë në Facebook nuk e zgjidh problemin me lipomat. “Lipomat janë tumore beninje, apo siç i themi ne ‘tumore të mira’. Kryesisht, janë me tendenca gjenetike të shfaqjes. Unë i trajtoj zakonisht në mënyrë kirurgjike. Përmbajtja e tyre është yndyrore. Kjo krema në FB, nuk besoj që e zgjidh problemin. Nuk ka trajtime pa kontrollime mjekësore. Është një rrugë e shkurtër, që i mashtron njerëzit. Duhet të deklarohet publikisht përmbajtja e kremës. he, shumë e shumë procedura tjera”- ka thënë Çuperjani për Krypometër. Ndërkaq, kirurgu tjetër i torakales, Fitim Selimi ka shpjeguar për Krypometër se si krijohen lipomat, duke shtuar se nuk është në dijeni të ndonjë metode tjetër për heqjen e tyre, nga organizmi- përveç asaj kirurgjikale. “Deri tani nuk dimë teknikë apo procedurë tjetër për heqjen e lipomave përveç procedurës kirurgjikale. Nuk kam njohuri që ndonjë kremë të ketë efektet e nevojshme, për ta eliminuar prezencën e lipomave nga organizmi. Lipomat janë tumore të indit yndyror. Sikur çdo ind tjetër në organizëm, që mund të shfaqë devijime në kuptimin e rritjes së pakontrolluar. Po ashtu, edhe indi yndyror mund të rritet në mënyrë të pakontrolluar, në lokacione të ndryshme nëpër organizëm”- ka thënë Selimi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software