About: http://data.cimple.eu/claim-review/0b6e48eecc864c0e7f87e20c680920e9b2839e90fe311fe4e6848e8f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrim për rinimin e lëkurës me një produkt pa emër nga një faqe me bazë në Ukrainë Deklarata Përhapeni në fytyrë para gjumit, dhe në mëngjes do të dukeni 10 vjet më të rinj! Kremi quhet Vlerësimi Me kos Postimi “Përhapeni në fytyrë para gjumit, dhe në mëngjes do të dukeni 10 vjet më të rinj! Kremi quhet”- nuk është i bazuar në fakte. Faqja që e ka bërë këtë postim menaxhohet nga Ukraina dhe në të nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështetë konstatimin e bërë në titull. Dermatologia Dafina Krasniqi thot se pretendimet që një kremë i eliminon rrudhat është i rremë. Ajo ka alarmuar se përdorimi i produkteve të cilat nuk kanë përshkrim të përmbajtjes së tyre mund të shkaktojnë dëme në lëkurën dhe shëndetin e pacientëve. Artikulli Më 02.12.2024, faqja në Facebook Reiko Racoi (arkiva) ka publikuar një artikull për një kremë, me përdorimin e së cilës pretendohet se fytyra do të duket 10 vjet më e re. “Përhapeni në fytyrë para gjumit, dhe në mëngjes do të dukeni 10 vjet më të rinj! Kremi quhet…”,- shkruan në këtë artikull. Ky artikull ka vendosur edhe një link “për të klikuar dhe mësuar më shumë”, por që kur hapet nuk figuron asgjë. Krypometër ka kontrolluar edhe informacione tjera të kësaj faqeje në Facebook Reiko Racoi (arkiva), e cila është krijuar më 21.06.2024 e lokacioni i së cilës është në Ukrainë. Në ballinë të kësaj faqeje është publikuar edhe një uebfaqe easemyshift (arkiva), për të cilën shkruan se është kompani që bën bartjen dhe paketimin e gjërave, me lokacion në Indi. Se a ekziston ndonjë kremë mrekullibërëse për rinimin e lëkurës, Krypometër ka biseduar me dermatologen Dafina Krasniqi. Krasniqi ka thënë se kjo është e pamundur. “Është rritur prirja e përdorimeve të kremave online që të dukemi më të reja. Tregu i zi e ka përfshirë trurin e një pjese të njerëzve, të cilët po iu besojnë këtyre materialeve të pakontrolluara. Krema që të dukemi më të reja, eliminimi i rrudhave, etj., të gjitha këto janë të pavërteta.”- ka thënë Krasniqi. Ajo ka alarmuar se përdorimi i produkteve të cilat nuk kanë përshkrim të përmbajtjes së tyre, mund të shkaktojnë dëme në lëkurën dhe shëndetin e pacientëve. “Kjo është e dëmshme edhe për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi. Unë si dermatologe u bëj apel qytetarëve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, sepse është sfidë pastaj për të ofruar një post-ndihmë për përmirësimin e gjendjes së lëkurës, pas gabimeve që shpesh po i bëjnë duke blerë produkte online.”- ka thënë Krasniqi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software