About: http://data.cimple.eu/claim-review/0befebcf674d7bef8d4eaf743686072a4986d389a1ded5ab3033ea4d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ngatërrimi i termit punësim dhe emërim Deklarata Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti Vlerësimi Me kos Postimi me titull “Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti” nuk është plotësisht i vertetë. Zyrtarët që janë përmendur në këtë artikull nuk janë të punësuar në Qeverinë Kurti, pasi marrëdhënia e punësimit mund të bëhet vetëm përmes konkursit. Në rastin konkret, zv.ministrat janë emëruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të njëjtit, mund të shkarkohen në çdo kohë nga kryeministri Kurti. Artikulli Më 19 qershor 2023 faqja “Vec me Albin Kurtin Kryeministër” publikoi një shkrim me titull “Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti”. Derisa, brenda shkrimit nuk flitet për punësim, por për emërim të disa personave në pozita të ndryshme brenda qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklarim për KALLXO.com ka thënë se personat në fjalë nuk janë punësuar në Qeverinë e Kosovës. “Emërimet nuk bazohen në konkurs e me këtë as në procedurë rekrutimi. Por, autoriteti politik, bazuar në kriteret e parapara me ligj dhe vullnetin personal të cilin ia beson ligji, emëron personin e caktuar në pozitë të caktuar”- tha Kryeziu. Ai ka thënë se punësimet bëhen përmes konkursit, në të cilat kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që i plotësojnë kriteret. “Punësimi nënkupton hapjen e konkursit nga institucioni publik në këtë rast dhe me këtë, zhvillimin e procedurave të rekrutimit sipas legjislacionit në fuqi. Emërimet jane vendimet që sipas ligjit i takojnë autoritetit politik”- është shprehur Kryeziu. Në ligjin për zyrtarët publik janë paraparë procedurat përmes të cilave mund të përzgjedhet një zyrtar publik, pra përmes procesit të konkurimit. Ndërsa, në rastin e emërimeve në pozita politike, duke përfshirë ministrat, zv.ministrat dhe këshilltarët e tyre, emërimi bëhet pa procedura të rekrutimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software