About: http://data.cimple.eu/claim-review/0d264700974716a68098d081d35d62f60c9d91f188cfcf053eaf1cd1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Shqipëria nisi 1 mijë autoblinda në Kosovë Deklarata “Shqiperia dërgon 1000 blinda ne ndihme te bijve te Kosoves Shqiptarin e keni gati vllazen me shkul nga rraja Serbin” Vlerësimi Rrenë Informacioni i publikuar nga “Val Kros” në TikTok se Shqipëria i ka dërguar 1 mijë autoblinda në Kosovës është i rremë. Shqipëria nuk ka dërguar autoblinda në Kosovë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Kjo është konfirmuar për KALLXO.com nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë. Në veri janë të vendosur njësitë speciale të Policisw së Kosovës dhe trupat e KFOR-it. Artikulli Më 1 qershor 2023, profili me emrin “Val Kros” ka publikuar një video në rrjetin social “TikTok” me informacionin se Shqipëria i ka dërguar 1 mijë autoblinda në Kosovë. Video është e shoqëruar me pamje të disa automjeteve autoblindë dhe me mbishkrimin “Shqiperia dërgon 1000 blinda ne ndihme te bijve te Kosoves Shqiptarin e keni gati vllazen me shkul nga rraja Serbin”. KALLXO.com ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, e cila e ka konfirmuar se lajmi është i rremë. “Po, patjetër që është i rremë” – thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie për KALLXO.com. Që nga 26 maji 2023 serbët janë duke protestuar në veri. Protesta ka filluar më 26 maj 2023, kur Policia e Kosovës ka asistuar gjatë hyrjes së kryetarëve të rinj në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Protestuesit vazhdimisht po kërkojnë largimin e kryetarëve nga objektet komunale dhe njësive speciale të Kosovës. Më 29 maj 2023 situata u përshkallëzua, 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan, tre prej të cilëve u konfirmua se u plagosën me armë zjarri. Nga ana tjetër mediat serbe kanë raportuar për mbi 50 protestues serbë të lënduar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software