About: http://data.cimple.eu/claim-review/116d37f9af48f579c4c3bf69decb7aec1313a9e4405b757819e88a18     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Promovimi i investimeve përmes deep-fake të Elon Musk Deklarata Fundi tragjik i Elon Musk. Gjëja e fundit që dikush donte të shihte për Elon Musk ndodhi këtë mëngjes (nga anglishtja në shqip) Vlerësimi Rrenë e kryptë Video në të cilën shihet pronari i rrjetit social X, Elon Musk me mbishkrimin “Fundi tragjik i Elon Musk. Gjëja e fundit që dikush donte të shihte për Elon Musk ndodhi këtë mëngjes (nga anglishtja në shqip)” është e fabrikuar (deep-fake video). Kjo video dhe përmbajtja e saj është prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale, duke kombinuar skemën dhe imazhin e televizionit britanik BBC dhe një interviste që Musk ka dhënë për The Wall Street Journal. Artikulli Më 17.03.2024, faqja e Facebook-ut Oscuridad, Soledad y Melancolia (arkiva) ka publikuar një video në të cilin pretendohet se është intervistë e miliarderit Elon Musk me përshkrimin “Fundi tragjik i Elon Musk. Gjëja e fundit që dikush donte të shihte për Elon Musk ndodhi këtë mëngjes (nga anglishtja në shqip)”. Kjo faqe që nuk është e regjistruar në Kosovë këtë postim e ka sponzorizuar që t’i shfaqet përdoruesve të Facebook në Kosovë. Në përmbajtje pretendohet se Musk ka zhvilluar një program që është i qasshëm vetëm në Europë dhe se përmes tij mund të përfitohen të hyra për çdo ditë pa ndonjë telash. Përveç kësaj videoje është edhe një artikull tjetër i ngjashëm i publikuar në faqen zzguanfang.top, e cila është imitim i dizajnit të faqes së BBC.com. Në faqen zzguanfang.top, në cilëndo prej rubrikave që klikon të hap një faqe tjetër e cila i kërkon të dhënat personale dhe fillimin e një procesi të investimeve. Për të verfikuar vërtetësinë e kësaj video, Krypometër ka kërkuar nëse Elon Musk ka qenë në intervistë tek gazetarja e BBC-së, Rajini Vaidyanathan. Krypometër ka gjetur një postim të gazetares së BBC-së, Rajini Vaidyanathan të bërë në në Instagram më 31.11.2023, në të cilin ajo ka thënë se video është ‘deep fake’. “Më paskan falsifikuar me ‘deepfake’. Pasi fola për AI dhe rreziqet e saj në lajmet mbrëmë, mua më dërgoi këtë, këtë mëngjes nga një mik i një miku. Tmerruese”- ka shkruar Vaidyanathan. Më tej, Krypometër ka gjetur intervistën origjinale të miliarderit Elon Musk, e cila është shfrytëzuar për të prodhuar videon e fabrikuar. Në një intervistë për The Wall Street Journal, Musk ka folur për misionin e SpaceX Mars, rolin e AI në të ardhmen e shoqërisë dhe planet për pasardhësin e tij të mundshëm, përderisa ka parashtruar edhe idetë e tij se çfarë duhet të jetë Twitter (X) dhe rolin që platforma luan në politikë. I njëjti postim është vlerësuar edhe nga kontrolluesi i fakteve Full Fact më 03.10.2023. Full Fact i kanë vlerësuar si të rreme disa video që kanë qarkulluar në rrjete sociale, të cilat tregojnë prezantuesit e BBC-së duke promovuar një projekt investimi të Elon Musk që supozohet se u jep banorëve britanikë deri në 5,700 paund në ditë. Sipas Full Fact, në çdo video, prezantuesit ndjekin skenarë pothuajse identikë, duke thënë se “të gjithë banorët britanikë [sic] nuk kanë më nevojë të punojnë” dhe tani mund të “fitojnë deri në 5,700 £ në ditë”. Edhe vlerësuesi tjetër i fakteve Fact Check AFP e ka vlerësuar këtë video si të fabrikuar (deep-fake video). Fact Check AFP shtjellon se ekziston një pabarazi e dukshme midis lëvizjeve të buzëve të Musk dhe të folurit të tij në versionin e fabrikuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software