About: http://data.cimple.eu/claim-review/12eb15a417f8fb60da068a80edbbb9856466f7160ceba95abb7e1dc8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar me Doarsa Kica Xhelilin Deklarata KJO ËSHTË LDK-JA që thot Bekim Jashari në Debat Plus… 57 ANTAR TË FAMILJËS JASHARI U FLIJUAN PËR KOSOVË DHE QINDRA FËMIJË U VRA E SHUMË DËSHMOR E MARTIN DHE KURR NUK THAN QË NA U VRA DJALI, ÇKA NA DUHET KOSOVA!? Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi i vendosur në intervistën e dhënë nga nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili “KJO ËSHTË LDK-JA që thot Bekim Jashari në Debat Plus… 57 ANTAR TË FAMILJËS JASHARI U FLIJUAN PËR KOSOVË DHE QINDRA FËMIJË U VRA E SHUMË DËSHMOR E MARTIN DHE KURR NUK THAN QË NA U VRA DJALI, ÇKA NA DUHET KOSOVA!?”- është i rremë. Në këtë pjesë të deklarimit Kica Xhelili ka folur për një rast specifik që i ka ndodhur me vajzën e saj në QKUK dhe në asnjë rast nuk e ka ndërlidhur të njëjtën me rënien e familjes Jashari në Prekaz, në vitin 1998. Pjesa e intervistës që është publikuar është shkurtuar dhe është nxjerrë jashtë kontekstit, për çfarë ka folur ajo. Artikulli Më 23.01.2025, llogaria në Facebook ka publikuar një video në të cilën shihet nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili. “Besom që si prind në Kosovë kur kam shku në QKUK e ma kanë diagnostifiku vajzën gabim, që ma kanë shkatërru familjen e që thojnë shqip, ymrin për nja 20 vjet ma kanë shkurtu, a po mendon që kam qenë duke mendu për veri, e për dialog! Ne kemi probleme”- thot Kica Xhelili në këtë video. Kësaj videoje i është është vendosur mbishkrimi “KJO ËSHTË LDK-JA që thot Bekim Jashari në Debat Plus… 57 ANTAR TË FAMILJËS JASHARI U FLIJUAN PËR KOSOVË DHE QINDRA FËMIJË U VRA E SHUMË DËSHMOR E MARTIN DHE KURR NUK THAN QË NA U VRA DJALI, ÇKA NA DUHET KOSOVA!?”. Për të verifikuar përmbajtjen, Krypometër përmes kërkimit në Youtube ka gjetur intervistën e plotë të Kica Xhelilit, e publikuar nga mediumi Reporteri, më 21.01.2025. Kica Xhelili ka treguar në këtë intervistë një rast kur vajza e saj ishte diagnostifikuar gabimisht në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Në këtë pjesë të intervistës ajo nuk ka qenë duke folur për Familjen Jashari. “Unë e kisha një rast me vajzën time. Një diagnozë të gabume në QKUK. Besomë që si prind në Kosovë kur kam shku në QKUK, e ma kanë diagnostifiku vajzën gabim, që ma kanë shkatërru familjen, e që thojnë shqip ymrin për nja 20 vjet ma kanë shkurtu. A po mendon që kam qenë duke mendu për Veri e për Dialog. Ne kemi probleme kruciale, bazike në Kosovë…”- ka deklaruar Kica Xhelili (shih nga min 43:30- 47:00). Ajo ka shpjeguar në këtë intervistë se këtë çështje nuk ka dashur ta përdorë për fushatë zgjedhore, teksa shton se çështja e Veriut dhe Dialogut nuk janë tema e vetme, por që sipas saj “mënyra se si trajtohen del si të jetë tema e vetme. Janë blloku në këtë temë qe katër vjet, se nuk kanë ditë si me e trajtu”. Krypometër ka kontaktuar me Kica Xhelilin për të sqaruar përmbajtjen. Ajo ka treguar se është pyetur nga gazetari gjatë gjithë kohës për çështjen e Veriut dhe të Dialogut, teksa shpjegon se ka insistuar që këto nuk janë temat apo problemet e vetme në Kosovë. “Nuk ndërlidhet absolutisht me atë se çfarë kam thënë.”- ka theksuar Kica Xhelili. Doarsa Kica Xhelili është nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njëherit, ajo është në listën e LDK si kandidate për Deputete në Zgjedhjet 9 shkurtit 2025. Në mandatin e saj si Deputete, Kica Xhelili ishte anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Paraprakisht, ajo ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, por më 08.09.2022 kreu i LDK, Lumir Abdixhiku kishte konfirmuar zyrtarisht kalimin e Kica Xhelilit në partinë që ai drejton. Një vit e tre muaj pas aderimit në LDK, Kica Xhelili është emëruar nënkryetare për Marrëdhënie me Jashtë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software