About: http://data.cimple.eu/claim-review/1313dd2ceac1ed637bde843831760361767f05c15da0a19a9f5f0f22     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Rrena se afër Leposaviqit janë vrarë tre serbë dhe janë plagosur policë të Kosovës Deklarata “3 serbë janë vrarë në kufi afër Leposaviqit dhe ka të plagosur edhe nga Policia e Kosovës” Vlerësimi Rrenë Postimi i bërë se “3 serbë janë vrarë në kufi afër Leposaviqit dhe ka të plagosur edhe nga Policia e Kosovës” është i rremë. Në veri të Kosovës nuk është vrarë asnjë serb dhe nuk ka pasur policë të plagosur me datë 23 dhe 24 prill 2023, në kohën kur është bërë ky postim. Zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023 janë zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente. Policia e Kosovës nuk ka lëshuar asnjë njoftim për ndonjë incident të armatosur në atë zonë. Artikulli Më 24 prill 2023, faqja “UÇK ma thojnë emrin” në rrjetin social “Tiktok” ka shkruar se tre serbë janë vrarë në kufi afër Leposaviqit dhe ka të plagosur edhe nga Policia e Kosovës. Për këtë faqja ka thënë se gjoja një lajm të tillë e ka publikuar gazeta ‘Koha’. Krypometri e ka verifikuar se asnjë gazetë me emrin ‘Koha’ nuk e ka publikuar një informacion të tillë. Një informacion i tillë nuk është publikuar në mediat në gjuhën shqipe apo serbe. Përveç kësaj, as Policia e Kosovës nuk ka bërë asnjë njoftim të ngjashëm, për ndonjë gjuatje me armë në mes të Policisë dhe ndonjë qytetari e as më pak për vrasje. Ky postim është bërë me 24 prill 2023, apo vetëm një ditë pas zgjedhjeve të organizuara në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. 7 ekipe të KALLXO.com e kanë monitoruar nga afër procesin e votimit më 23 prill 2023 në katër komunat me shumicë serbe dhe kanë raportuar për çdo zhvillim. Në këto komuna nuk është raportuar për asnjë incident që ka mundur të dëmtojë procesin zgjedhor. Të njëjtën e kanë thënë edhe institucionet e rendit në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software