About: http://data.cimple.eu/claim-review/148589abc5eff105ded6e5f350c85227db4b49ef990270f2ad4fa2e1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për arrestimin e “spiunit serb” që financoi “Lëvizjen Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” Deklarata “Policia arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajturën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’” Vlerësimi Rrenë Publikimi në TikTok me titull “Policia arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajturën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’” është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se nuk ka persona të arrestuar me këtë dyshim. Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës edhe nga Prokuroria e Pejës. Artikulli Profili me emër “arsimberisha14” në rrjetin social Tik Tok më 25.10.2023 ka publikuar një video (arkiva) me mbishkrimin “Nuk ndalet policia e Kosovës, arrestoi spiunin serb që financoi të ashtuquajtrën ‘Lëvizje Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame’”. Në këtë video është fotografia e një zyrtari policor dhe një fotografi e një pjesëmarrësi në tubimin e Lëvizjës Vullnetare për braktisjen e Fesë Islame” e bërë publike më 21.10.2023. Krypometri ka verifikuar informacionin e shpërndarë nga ky profil në Tik Tok . Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Krypometrin se nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje, por vetëm se prokuroria ka nisur hetime për nxitje të urrejtes. Ndërsa Policia e Kosovës në një deklaratë për Krypometër ka konfirmuar se nuk ka ndonjë person të arrestuar. Vetëm një shtetas maqedon është deportuar për në republikën e Maqedonisë së Veriut. “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim, shtetasit A.K., nga Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kërkesën për vazhdim të lejeqëndrimit në RKS, sipas ligjit për të huaj 04/L-219”- thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë. Deklarimet e “Lëvizja: Braktisja vullnetare e fesë islame” por edhe ato se çka u thanë gjatë daljes së tyre në publik të këtij grupi, tashmë do të hetohen edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, konfirmoi KALLXO.com më 26.10.2023. Dalja në publik e këtij grupi të qytetarëve kryesisht nga Deçani ishte më 20.10.2023, ndërsa vetëm tri ditë më pas ishte kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj që mblodhi Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë komunë. “Në takimin e sotëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tanë. Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës”- ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook më 23.10.2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software