About: http://data.cimple.eu/claim-review/152576ae291612005dec1d47694fec443f3ad16e9c397bfeb427499c     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi për dyshimet për vjedhje të 11 mijë eurove është i vjetër Deklarata Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik… Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik…” është i rremë, pasi një rast i tillë nuk ka ndodhur në vitin 2024. Policia e Kosovës, në fund të muajit janar të vitit 2024, nuk ka raportuar se ndonjë punëtor dyshohet të ketë vjedhur 11 mijë euro nga punëdhënësi i tij. Rasti në fjalë ka ndodhur më 12.05.2022. Artikulli Më 25.01.2024 faqja e Facebook-ut Analiza (arkiva), ka shpërndarë një lajm me tiutll “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe s’kthehet më në punë”. Në përshkrim të postimit është shkruar “Punëtori ia merr shefit 11 mijë euro dhe ik…”. I njëjti link është shpërndarë edhe në disa faqe të tjera Facebook-u më 25.01.2024 si: Atdheu Lajm (arkiva), Lajmi Fundit (arkiva), ShkupiOnline (arkiva), kërcova.net (arkiva), Shqipëria (arkiva) dhe Shkupi (arkiva). Në brendi të artikullit është cituar raporti i policisë, si burim i këtij informacioni. Krypometër ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse një rast i tillë ka qenë pjesë e raporteve 24 orëshe të tyre. “Referoju raporteve 24 orëshe për rastin të cilin ke kërkuar të dhëna”- thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës për Krypometër. Krypometër, ka analizuar raportet e Policisë që janë lëshuar më datën 24 dhe 25 janar 2024 për të parë nëse është raportuar për një ngjarje të tillë. Në raportin e datës 24.01.2024 nuk është raportuar për asnjë incident të tillë që ka ndodhur në Lipjan. As në raportin e datës 25.01.2024 nuk është raportuar për rastin për të cilin ka raportuar faqja Analiza (arkiva) Krypometër, më pas përmes kërkimeve në internet, ka gjetur se një lajm i ngjashëm është raportuar, më 13.05.2022. Më pas, Krypometër është qasur në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovë dhe ka gjetur se rasti kur “punëtori i ka marrë shefit të tij 11 mijë euro gjatë shpërndarjes së mallit dhe nuk është lajmëruar në punë” është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, para më shumë se një viti, më saktësisht më datë 12.05.2022 (arkiva). “Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marrë një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë”- thuhet në raportin policor të publikuar më 13.02.2022. Sipas Policisë, në lidhje me rastin nuk raportohej se kishte të arrestuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software