About: http://data.cimple.eu/claim-review/153b976f6a27c52ba51856bda20f7e7e4a392432dc7b4fc8a2190cee     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli dhe ilustrimi i pa-saktë rreth opinionit për mos-dhënien e pagave mësimdhënësve Deklarata Shko lype rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsye e t’kanë kurdisë. Vlerësimi Me kos Artikulli me titull ‘Shko lype rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsye e t’kanë kurdisë’ në mënyrë të gabuar është ilustruar me një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj. Artikulli është bazuar në një opinion të dhënë nga Gëzim Mekuli. Artikulli nuk ka të bëjë fare me diçka që ka thënë kryeministri Albin Kurti, apo me ndonjë vendim të qeverisë që drejton ai. Në artikull nuk përmendet askund kryeministri Albin Kurti dhe as nuk ka ndonjë deklaratë të dhënë nga Qeveria e Kosovës. Vendosja e citatit në titull si dhe ilustrimi i atij artikulli me fotografin e Albin Kurtit e Rrahman Jasharajt i lajthit lexuesit dhe bën që ata të kuptojnë diçka tjetër prej asaj që është paraqitur në artikull Artikulli Faqja në internet me emrin ‘Specialja.com’, ka publikuar një lajm me titullin ‘Shko lype rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsye e t’kanë kurdisë’. Artikulli është ilustruar me një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj. E njëjta përmbajtje është shpërndarë në Facebook nga faqet tjera si ‘Specialja’, ‘Gjithcka nga Pak’, ‘Speciale’, ‘Fol Shqip’, ‘Rreth Botës’, ‘Dubsmash Shqip’, ‘Info Ks’, ‘Artistet Shqiptar’, ‘Gazeta Engima’, ‘Gjithcka Speciale’, ‘Simpatizantët e Vetëvendosjes’, ‘Troja Dardanis’. Por, artikulli nuk ka të bëjë fare me diçka që ka thënë kryeministri Albin Kurti, apo me ndonjë vendim të qeverisë që drejton ai. Në artikull nuk përmendet askund kryeministri Albin Kurti e as nuk ka ndonjë deklaratë të dhënë nga Qeveria e Kosovës. Teksti është shkruar bazuar në një postim Facebook i personit me emrin Gëzim Mekuli. I njëjti në fund të opinionit të tij shkruan ‘Shko lyp rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsy e t’kanë kurdisë’. Kjo fjali është përdorur në titull të lajmit, ndërsa në artikull është bashkangjitur fotografia e kryeministrit Albin Kurti dhe e kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software