About: http://data.cimple.eu/claim-review/158c41302a187a80d605ef355fd4af0b24e16e4c8f8a0aa4f94fa15d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e montuar e analistëve në protestën e Listës Serbe Deklarata Klika e Vuqiqit Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihen gazetarë e ish-politikanë në këtë postim është e montuar. Në fotografinë reale nuk janë Vehbi Kajtazi, Dardan Gashi e as Ilir Mirena. Fotografia reale është bërë më 06.11.2022 në protestën e organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut. Ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka thënë se kjo fotografi është montazhë, dhe se foto të tilla janë duke u publikuar në vazhdimësi. Artikulli Më 29.07.2024 një profil në Facebook ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën shihen pronari i mediumit Paparaci, Vehbi Kajtazi, analisti dhe ish-zëvendëskryeministri Dardan Gashi, pronari i mediumit Periskopi Ilir Mirena dhe ish-kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq. Fotografia ka mbishkrimin “Klika e Vuqiqit”. Krypometër ka analizuar fotografinë në fjalë dhe ka vërejtur se ka shenja të modifikimit të fytyrave të analistëve dhe politikanit serb. Prandaj e ka kërkuar të njëjtën fotografi në Google përmes përshkrimit dhe ka gjetuar se fotografia origjinale është shkrepur më 06.11.2022 dhe ishte publikuar fillimisht në KALLXO.com. Kjo fotografi është bërë në datën kur ishte organizuar një protestë nga qytetarët serbë në veri pas dorëheqjes së zyrtarëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës. Në fotografinë reale nuk shihen as Kajtazi, as Gashi, as Mirena e as ish-kryetari i Partisë Lista Serbe. Në lidhje me këtë, Krypometër ka kontaktuar ish- zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, i cili ka thënë se fotomontazha të tilla janë duke u publikuar në vazhdimësi. “Natyrisht kjo fotografi nuk është autentike dhe fatkeqësisht nuk është as hera e parë që prodhohen këso montazha”- ka deklaruar Gashi. Dorëheqjet dhe protesta Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 05.11.2022, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, duke përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, lokal dhe gjyqësorin. Dorëheqja e tyre kishte ardhur pasi Inspektorati Policor i Kosovës pati rekomanduar suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Kjo nën dyshimet se Gjuriq po bënte thirrje për rezistencë kur kishte thënë se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatonin vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e fletëqortimeve për shoferët që kanë automjete me targa të komunave kosovare të lëshuara nga Serbia. Të nesërmën, më 06.11.2024 ishte thirrur një protestë nga Partia “Lista Serbe”. Protestuesit u panë me pankarta me mbishkrimet “Të gjithë ne jemi Nenad Gjuriq”, “Sot Nenad Gjuriq, nesër çdo serb në Kosovë”, “Nga këtu nuk ka kthim mbrapa”. Po ashtu, flamuj të Serbisë mbizotëruan në këtë protestë. Në tubim patën marrë pjesë zyrtarë që kanë mbajtur poste në institucionet e drejtësisë, arsimit dhe shëndetësisë. Vehbi Kajtazi është pronar i vetëm dhe drejtor i portalit online “Paparaci”. Nërkaq, Ilir Mirena aktualisht është pronar i mediumit Periskopi. Mirena në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por ka dhënë dorëheqje pas dy viteve. Këtë post Mirena e ka mbajtur nga viti 2011 deri në vitin 2013. Kurse Dardan Gashi ka qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2011 në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Ndërsa në vitin 2017, Gashi kishte marrë detytën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës në Qeverinë që drejtohej nga Ramush Haradinaj. Sot, Dardan Gashi është panelist i rregullt në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software