About: http://data.cimple.eu/claim-review/15bad5c0e1cf92caed2392f3ca2dc8ba2d12e1e3a542fe8df180447a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Kurti vrau katër terroristë dhe e konfiskoi vilën e Radoiçiqit Deklarata Albin Kurti vrau katër terrorristë dhe konfiskoi vilën e Millan Radoiçiq Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen se Albin Kurti vrau katër terrorristë dhe konfiskoi vilën e Millan Radoiçiq është i rremë. Krypometër konfirmoi me burime zyrtare se policia ka vrarë tre terroristë ndërsa vila e Radoiçiq vetëm është sekuestruar dhe nuk është ende e konfiskuar me urdhër të gjykatës. Artikulli Faqja e Facebook “Diaspora me Albinin” më datë 12/11/2023 ka shpërndarë një fotografi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me një mbishkrim në të cilin ndër të tjera thuhet se Kurti ka vrarë katër terroristë dhe ka konfiskuar vilën e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq (arkivi). “Zgjedhjet serbe i ndali. Referendumin serb e ndali. Listën Srpska e shpartalloi. Rojet e Urës i asgjësoi. Radoiçiqit villen ja konfiskoi. Komunat veriore me Kryetarë shqiptarë. 4 terroriste i vrau, te tjerët po shërohen ne Serbi. A ka ende që nuk besoni në Albin Kurtin?”- thuhet në postim. Krypometri ka verifikuar këtë informata të shpërndara në Facebook kdje ka konstatuar se Albin Kurti nuk ka vrarë katër terroristë dhe nuk e ka konfiskuar vilën e Radoiçiqit. Njoftimet zyrtare të Policisë së Kosovës, e edhe deklaratat e drejtorit të PK-së – Gazmend Hoxha – tregojnë se tre terroristë ishin vrarë nga Njësitë Speciale të Policisë. Në një intervistë të dhënë me datë 27/10/2023 Hoxha ka folur për tre terrorrist të vrarë. Ky informacion është konfirmuar nga prokurori i rastit Naim Abazi i cili me datë 25/09/2023 kishte konfrmuar me një komunikatë për media se tre terroristët janë vrarë më 24 shtator 2023 nga Policia e Kosovës. Po ashtu, në këtë postim është thënë se Kurti “Radoiçiqit vilen ia konfiskoi”. Vila e Millan Radoiçiqit nuk është konfiskuar, ajo është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës më datë 29 shtator 2023. “Prokuroria Speciale do të parashtrojë urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali”- është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit një grup terrorist kishte kryer sulm ndaj Policisë së Kosovës, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Përgjegjësinë për këtë sulm më pas e kishte marrë ish-nënkryetari i LS-së, Millan Radoiçiq.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software