About: http://data.cimple.eu/claim-review/15de3e7bb22c8a8524757568d7c85d7d73f63f66157f13bc2438a7f6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rekomandimet e auditorit që Ministria e Zhvillimit Rajonal pretendon se i ka zbatuar Deklarata “Ministria e Zhvillimit Rajonal ka zbatuar 6 rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e vitit 2019” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal pasi Zyra Kombëtare e Auditimit të publikojë raportin me zbatueshmërinë e rekomandimeve të vitit 2019. Artikulli Pak muaj para publikimit të raportit të auditimit për vitin 2020, KALLXO.com ka nisur një shkresë në adresë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në lidhje me rekomandimet dhe çalimet në fusha specifike në vitin 2019. Ministria e Zhvillimit Rajonal, e cila ka marrë 6 rekomandime në vitin 2019, ka thënë për BIRN se ka zbatuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në rekomandimin “kritere jo të qarta në udhëzuesin për grante”, Auditori ka kërkuar nga ministri që të ketë qartësim të këtyre kritereve për aplikuesit për grante. “Ministri të sigurojë se janë vendosur kritere të qarta në udhëzuesin për aplikantët duke shmangur thirrjen në ligjet të cilat nuk mbulojnë fushëveprimin e aktiviteteve të ministrisë, si dhe të vendos kontrolle efektive me qëllim të sigurimit se financimi bëhet vetëm për ndërmarrjet që parashihen sipas udhëzuesit”, thuhet në rekomandimin e parë të ZKA-së në raportin e vitit 2019. Sipas MZHR-së, ky rekomandim është zbatuar dhe nuk ka pasur sfida në zbatimin e këtij rekomandimi. Për zbatimin e këtij rekomandimi MZHR ka bërë hartimin e kritereve dhe duke specifikuar legjislacionin përkatës dhe sqaruar qartë kriteret e aplikimit për llojet e ndërmarrjeve dhe realizimin e vlerësimit të projekteve bazuar në kriteret e përcaktuara me thirrjen për propozime. MZhR në vitin 2019 kishte financuar projektin “Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatrat, Dush, Jellovc, Dellovicë dhe Grabanicë“ në vlerë 130 euro, ndonëse ishte bërë pranimi teknik nga ana e komunës më 17 dhjetor 2019, nuk kishte bërë bartja e pasurisë në regjistrin e komunës përfituese. Kjo pasuri figuronte si investime në vijim, duke mbivlerësuar pasurinë kapitale. “Mos largimi i projektit nga regjistri i pasurive kapitale kishte ndodhur pasiqë zyrtari i pasurisë nuk kishte siguruar me kohë dokumentin e pranimit teknik të projektit si dhe dokumentacionin e pagesës”, thuhej në gjetjen e ZKA-së. Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar që të gjitha pasuritë e regjistruara si investime në vijim, pas përfundimit të procedurave të pranimit teknik, të barten si pasuri në regjistrat e organizatave buxhetore përfituese, dhe të njëjtat largohen nga regjistrat e pasurive të ministrisë. Ministria e Zhvillimit Rajonal ka thënë për KALLXO.com se ky rekomandim është zbatuar dhe se bartja e pasurisë së investimeve kapitale tek komunat realizohet pas pranimit teknik të projekteve nga komunat. Por sipas MZHR-së, sfidë gjatë zbatimit të rekomandimit ka qenë mos-lajmërimi me kohë nga zyrtarët komunal për pranimin teknik të projekteve dhe dorëzimin në MZHR të raportit të pranimit teknik për të proceduar më tutje me bartjen e pasurisë. Ministria e Zhvillimit Rajonal është ministri e re e themeluar në kohën e Qeverisë Haradinaj. ZKA ka audituar pasqyrat financiare të kësaj ministrie në dy vitet e fundit, 2018 dhe 2019. Kjo ministri në vitin 2018 ka pranuar 9 rekomandime nga ZKA kurse në vitin 2019 ka marrë 3 rekomandime më pak se në vitin paraprak, gjithsej 6. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në inkurajimin e institucioneve publike për të rritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software