About: http://data.cimple.eu/claim-review/15f5df9f02b82d10d12a85e6761f446de4f7686fca78cd3798e37bb0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdoren fotografi fiktive për shitjen e pilulave Deklarata 1 Marifet “Vret” Mosfunksionimin Erektil – Bashkëshortet Kanë Mbetur pa Fjalë Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “1 Marifet “Vret” Mosfunksionimin Erektil – Bashkëshortet Kanë Mbetur pa Fjalë” është i rremë. Në artikull synohet të shitet një produkt, për të cilin nuk është ofruar asnjë fakt shkencor dhe as nuk është cituar ndonjë specialist i fushës. Për të promovuar shitjen e këtij produkti, janë përdorë emra fiktiv të personave që flasin se si kanë pasur sukses pas përdorimit të kësaj pilule. Artikulli Më 28 mars 2023, faqja në Facebook “A2 blze” ka shpërndarë një artikull për shitjen e një pilule që pretendohet se përdoret për të rritur ereksionin tek meshkujt. I njëjti artikull është publikuar në faqen ‘abloomsvfw.site’ dhe është sponsoruar në Facebook. Artikulli përdorë emra fiktiv për të ‘dëshmuar’ se te njerëzit që e kanë përdorur atë pilulë, ka pasur efekt pozitiv. Në artikull janë cituar një burrë dhe një grua që janë të martuar dhe që quhen “Arben dhe Irma”. KALLXO.com ka gjetur se personave të cituar u është ndërru identiteti dhe ata janë cituar rrejshëm. Fotografia që është përdorur, e “Arbenit dhe Irmës”, është marrë nga një artikull në faqen e internetit nomadicmatt.com, në të cilin flitet për burrë e grua të martuar të quajtur Jeff dhe Tamara, të cilët kanë shitur gjithçka që kishin, për të udhëtuar nëpër botë. Fiktiv ishte edhe personazhi tjetër i cituar në artikull “Arben Hoxha”, pasi ishte përdorur një fotografi që për herë të parë ishte publikuar në internet në vitin 2015. Tutje, në artikull flitet për pilulën që ka efekte pozitive në rritjen e ereksionit tek meshkujt, por që nuk përmban asnjë fakt shkencor, apo ndonjë burim të saktë të informacionit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software