About: http://data.cimple.eu/claim-review/19a395178132bf0f93cb302293368e5b992627ae211f4e54bc451588     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e rreme për ndriçimin e objektit të Komunës së Sarajevës me flamurin e Kosovës Deklarata Objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës Vlerësimi Rrenë Fotografia e publikuar nga disa faqe në Facebook në të cilat pretendohet se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, është e rreme. Objekti i shfaqur në këtë fotografi është i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjë e Hercegovinës. Gjithashtu, fotografia është manipuluar në mënyrë digjitale, duke ia vendosur flamurin e Kosovës një fotografie të vjetër të vitit 2019. Artikulli Më 27 shtator 2023, në disa faqe të Facebook u publikua një fotografi, në të cilën pretendohej se objekti i Komunës së Sarajevës, kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Lajmi u publikua në “Suhareka Online”, “Zeri”, “Televizioni Festa”, “albinfo.ch”, “Portali Alt”, “Kosova ime”, “Korrekt Press”, “Reçaku dhe UÇK-ja”, “Jeta n’Podujevë”, “07 Press”, “Gazeta Rozë”… Fotografia e njëjtë, me të cilën pretendohej se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, u publikua edhe nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi. Por, fotografia e publikuar në Facebook, me të cilën pretendohet se objekti i Komunës së Sarajevës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës, është e rreme. Krypometri më 27/09/2023 verifikoi se objekti i cili shihet në fotografi nuk është i Komunës së Sarajevës, por i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithashtu, pasi është analizuar fotografia e publikuar, është vërejtur se ngjyra e kaltër e flamurit të Kosovës nuk është shpërndarë në mënyrë natyrale dhe vërehet se ngjyra e kaltër shtrihet me të njëjtën vijë edhe në tokë, të ndërtesës pa asnjë hijezim ose thyerje të dritës, indikacion ky që fotografia dhe flamuri në të është manipuluar në mënyrë digjitale. Duke e përdorur Google Image Search është zbuluar fotografia e njëjtë e publikuar më 25 gusht 2019 në ueb faqen Klix. Me ndihmën e programit Photoshop, është vendosur fotografia e vitit 2019 mbi fotografinë e publikuar sot me flamur të Kosovës dhe është vërtetuar se fotografia e vitit 2019 është 100% e njëjtë me fotografinë e publikuar sot.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software