About: http://data.cimple.eu/claim-review/1e681c908a047489ef579c48f07f52fe8a7fdd398ee4a72fd145ef5d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli që lënë të nënkuptoj që për secilin nënpunës ndahen nga 500 euro Deklarata Lajm i mire: “ndahën nga 500 euro për secilin punonjës Vlerësimi Me kos Titulli “Lajm i mire: “ndahën nga 500 euro për secilin punonjës” nuk është i saktë. Nuk do t’ju ndahen gjithë punonjësve në Kosovë nga 500 euro. Në artikull është raportuar vetëm për vendimin e Komunës së Prishtinës për t’i ndarë pako ushqimore në vlerë prej 500 eurove për punonjësit e saj. Një praktikë të tillë për nënpunësit e kësaj Komune është bërë edhe vitit të kaluar me arsyetimin se këto pako janë ndarë si zëvendësim i shujtave. Artikulli Më 15 dhjetor 2022 faqet e internetit: “pnews5.com” “kontabilisti.info”, “news89post.com”, kontabiliteti-ks.com, jeta-online.info, kanë publikuar një informacion me titullin “Lajm i mire: “ndahën nga 500 euro për secilin punonjës”. E njëjta përmbajtje është shpërndarë në faqet e Facebook-ut si “Kontabilisti”, Star.Al, Jeta-Online, Ballkan‘24’, Kontabilitet. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi apo fakt që e mbështet titullin që secili punonjës do të përfitojë nga 500 euro. Artikulli i referohet një vendimi të Komunës së Prishtinës për dhënien e një pakoje ushqimore në vlerë prej 500 euro për nëpunësit e saj. Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’u japë nga një pako me produkte ushqimore në vlerë 500 euro për nëpunësit e saj. Procedurat për kontraktimin e kompanisë që do t’i furnizojë punëtorët me pako ushqimore janë duke u zhvilluar përmes prokurimit. Tenderi është i ndarë në dy lote proporcionale me nga 450 pako ushqimore. Mjetet e parapara për çdo pako janë të caktuara 500 euro dhe janë përafërsisht ekuivalente me çmimin e tregut për sasinë e paraparë të mallrave. Një praktikë të tillë për nëpunësit e kësaj Komunë është bërë edhe vitin e kaluar. Në nëntor të vitit 2021, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar kërkesën e Sindikatës së shërbyesëve civil të komunës për pagesë të shujtave ushqimore për vitin 2020. Kjo kërkesë kishte ardhur pas gjendjes me pandeminë gjatë këtyre dy viteve. Asokohe, Sindikata ka kërkuar deri në 500 euro, por komuna kishte pasur kapacitet të ndajë deri në 300 euro në vit për mbi 600 punëtorë të administratës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software