About: http://data.cimple.eu/claim-review/209ca695e4b5071fa17744e6c8f93527388db91b619362ab3b9fb5e4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për çmimin e energjisë elektrike në Kosovë Deklarata 24 tetor 2021 “Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1,000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 EU më lirë” Vlerësimi Rrenë Lajmi nuk është i vërtetë për kohën kur është publikuar. Tarifat e energjisë elektrike nuk kanë ndryshuar në muajin tetor. Komunikata që ka përdorur faqja online në rrjetin social, “Lajme nga Bota” ndërsa me adresë http://mediago7.co/ , është nga KEDS e publikuar në muajin më 22 janar 2021. Pra, në lajmin e publikuar më 24 tetor 2021, ndërsa komunikata që e ka përdorur për të mbështetur lajmin, është e datës 22 janar 2021. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë. Artikulli Mediago7.co’ ka publikuar një lajm me titull “Lajm i Mirë: Faturat e Energjisë Elektrike Do Të Jenë Më Të Lira Nga Kjo Datë…”. Këtë lajm e bazuar duke e cituar një komunikatë të KEDS të muajit janar 2021, ndërsa lajmi është publikuar në muajin tetor. Pra, në lajmin e publikuar më 24 tetor 2021, ndërsa komunikata që e ka përdorur për të mbështetur lajmin, është e datës 22 janar 2021. Ky lajm është publikuar në muajin tetor, në kohën kur në disa vende ka filluar rritja e çmimit të energjisë për shkak të krizës në gjithë Europën. Ndërkohë, në Kosovë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë. Ndërkohë, komunikata që është cituar në këtë lajm është e muajit janar 2021 kur ishte liruar çmimi i energjisë për 5 muaj pasi qeveria kishte vendosur që subvencionojë çmimin e energjisë së ripërtritshme. Në këtë komunikatë, thuhet se energjia elektrike do të lirohet për 0.0061 cent për kilovatë/orë deri në maj. Por e njëjta gjë thuhet në komunikatën e 22 janarit të 2021. Aty sqarohet se në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike parashihet edhe subvencionimi i energjisë elektrike prej 0.0061 cent për kilovatë/orë nga janari deri në maj të 2021. “Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve. Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë”, thuhet në komunikatën e KEDS (22 janar 2021). Ky është një lajm i rremë sepse nuk ka lirim të energjisë elektrike dhe media në fjalë ka keqpërdorur deklaratën e KEDS në një periudhë kohore kur ajo nuk vlen.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software