About: http://data.cimple.eu/claim-review/20e72d1ad5101d2ff4dca7871b8d161f7f15b0d94264830fc9f145c8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se është konfirmuar se 8 persona janë vrarë në Banjskë Deklarata Konfirmohet! 8 te vrare dhe nje i zene rob Vlerësimi Rrenë Postimet “8 Terrorist te vrare deri tani nga policia e Kosoves” dhe “Konfirmohet! 8 te vrare dhe nje i zene rob” janë të rreme. Deri më tash, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se janë vrarë 8 persona që ishin pjesë e grupit të armatosur që e kanë sulmuar një patrollë dhe vrarë një polic të Kosovës. Policia e Kosovës, më 24 shtator 2023 deri në ora 22:12 min, ka konfirmuar se tre persona nga grupi i armatosur janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Artikulli Më 24 shtator 2023, faqja në Facebook-ut “Lajmi ne kohë” (arkiva) dhe “Gjakova Sot” (arkiva) kanë publikuar një fotografi me mbishkrimin “8 Terrorist te vrare deri tani nga policia e Kosoves” dhe “Konfirmohet! 8 te vrare dhe nje i zene rob”. Ky informacion është shpërndarë më 24 shtator 2023 rreth orës 15:53. Edhe pse në postim është thënë se është konfirmuar që 8 persona të grupit të armatosur janë vrarë, në postim nuk kanë dhënë asnjë citat nga Policia e Kosovës apo ndonjë burim tjetër kredibil. Krypometri ka verifikuar se deri në orën 22:08 minuta nuk ka pasur asnjë konfirmim nga Policia e Kosovës se 8 persona janë vrarë. Policia e Kosovës deri më tash ka konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar: dy persona të uniformuar e armatosur dhe katër të tjerë te të cilët janë gjetur radiolidhje e për të cilët dyshohet se kanë lidhje me grupin e armatosur. Sipas Policisë, tre pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vdekur deri më tani në Banjskë të Zveçanit. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook. Ndërsa është arrestuar edhe një pjesëtar tjetër i grupit terrorist. Gjithashtu, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media ka thënë se është konfirmuar që tre persona janë vrarë, dy nga snajperi dhe se dyshohet që edhe personi i katërt është vrarë. “Konfirmohet se janë vrarë tre nga Kosova, dy nga snajperi me siguri, dy të plagosur rëndë dhe dyshohet se i katërti është vrarë. Kemi përcjellë e vëzhguar, përgjuar se çka ka bërë policia shqiptare, dëshmitë do t`i shihni ndoshta gjatë konferencës”- ka deklaruar Vuçiq më 23 shtator në konferencë për media që filloi nga ora 20:00. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është duke u trajtuar njëri prej personave të plagosur në veri të vendit. I njëjti dyshohet së është pjesë e grupit terrorist, i arrestuar sot në veri të vendit. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra sot në orët e para të mëngjesit nga një sulm i armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit. Po ashtu, si pasojë e këtij sulmi një polic mbeti i plagosur dhe një tjetër i lënduar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software