About: http://data.cimple.eu/claim-review/21caf4f5bed603849beacc9bbdb69c52e92a4de835f3bd583b790300     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për personat që kanë intervenime me botox dhe silikon Deklarata Njoftim nga Ministria e Shndetsisë: për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë celcius, të gjithë personat që kanë kryer botox, filler, silikon rekomandohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të shmangin plazhet apo ambientet e hapura Vlerësimi Me kos Postimi në Threads “Njoftim nga Ministria e Shndetsisë: për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë celcius, të gjithë personat që kanë kryer botox, filler, silikon rekomandohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të shmangin plazhet apo ambientet e hapura”- është i rremë. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk kanë publikuar një njoftim të tillë. Krypometri ka kontaktuar me kryeredaktoren e televizionit “News24”, Anila Jole. Ajo deklaroi se nuk kanë publikuar një lajm të tillë. Krypometër verifikoi se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë dhënë këtë rekomandim. Kirurgët plastik kanë thënë se dalja në plazhe nuk është e ndaluar, mirëpo pacientët me ndërhyrje të tilla duhet të kenë një kujdes deri në dy vite pas intervenimit. Artikulli Më 31.07.2024 në rrjetin social “Threads” (arkiva) është shpërndarë nje fotografi kinse e një lajmi të shpërndarë nga televizioni “News24” në të cilin thuhet “Njoftim nga Ministria e Shëndetësisë: Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë celcius, të gjithë personat që kanë kryer botox, filler, silikon rekomandohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të shmangin plazhet apo ambientet e hapura”. Krypometër fillimisht ka kërkuar në faqen e televizionit News24 nëse ka publikuar ndonjë lajm të tillë, mirëpo aty nuk është hasur asnjë artikull me përmbajtje të tillë. Më pas, Krypometër ka kontaktuar me kryeredaktoren e këtij televizioni, Anila Jole, e cila mohoi të kenë publikuar një lajm të tillë. Ajo dërgoi edhe fotografinë e formatit të publikimit të lajmeve të tyre, ku shihet se është i ndryshëm nga postimi. “Ky është formati i News24 dhe që këtu kuptohet se është thjesht manipulim, siç bëjnë hera herës për t’i bërë të besueshme lajmet e rreme që nxjerrin”- tha Jole. Krypometër më pas kë kërkuar nëse një lajm i tillë është publikuar në mediat në Shqipëri apo Kosovë, mirëpo nga kërkimet në Google rezulton se nuk është asnjë lajm i publikuar me përmbajtje të tillë. Më pas Krypometër ka shikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, mirëpo tek komunikatat dhe njoftimet nuk është publikuar ndonjë njoftim që thotë se “Për shkak të temperaturave të larta mbi 40 gradë celcius, të gjithë personat që kanë kryer botox, filler, silikon rekomandohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të shmangin plazhet apo ambientet e hapura”. Njoftim i tillë nuk është publikuar as në profilin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri në Facebook. Për të verifikuar nëse një njoftim i tillë është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, Krypometër ka kontrolluar njoftimet e publikuara në faqen zyrtare të kësaj ministrie dhe në profilin e saj në Facebook, mirëpo asnjë prej tyre nuk flet për personat që kanë bërë operacione plastike. KALLXO.com ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës nëse ka dhënë ndonjë rekomandim të tillë. “Nuk është në përgjegjësinë e MSh që të ofrojë rekomandime të tilla. Profesionistët shëndetësorë kompetentë mund të ofrojnë rekomandim të tillë”- thuhet në përgjigjen e Ministrisë. KALLXO.com ka kontaktuar edhe dy kirurgë plastik lidhur me këtë çështje. Kirurgu plastik Adem Kllokoqi ka thënë se pas secilës ndërhyrje rekomandohet që pacientët t’i shmangen temperaturave të larta. Megjithatë, ai ka thënë se periudha që ata duhet të kenë kujdes ndaj ekspozimit ndaj temperaturave të larta është deri në dy vite pas ndërhyrjes. “Pajtohem se ata që kanë kryer këto lloj intervenimesh duhet t’u shmangen temperaturave të larta dhe diellit deri në dy vite pas intervenimit”- ka thënë ai. Kirurgu Shkëlqim Dërguti tha se personat që kanë kryer intervenime të tilla duhet të kenë kujdes të shtuar ndaj temepraturave të larta. “Po, mundet me qenë rrezik, por nuk do të thotë që me ua ndërpre me i përdor fillerat a botoxin. Mirë është me u kujdes, me iu shmang të nxehtit. Nuk do të thotë që janë të ndaluara”- tha Dërguti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software